Shkuan në ishullin grek, gazetarët e ‘Anadolu Agency’ kërcënohen nga një Uebfaqje anti-turke

Shkuan në ishullin grek, gazetarët e ‘Anadolu Agency’ kërcënohen nga një Uebfaqje anti-turke

Gazetarët turk, të cilët punojnë për agjencinë shtetërore të lajmeve ‘Anadolu Agency’, të cilët udhëtuan në ishullin Meis të Greqisë për të mbuluar zhvillimet e fundit atje, janë kërcënuar nga një faqe greke anti-turke.

Përfaqësuesi i ‘Anadolu Agency’ në Athinë, Tevfik Durul dhe fotoreporteri Ayhan Mehmet, arritën në ishull për të raportuar në lidhje me situatën atje.

Uebfaqja ‘Turkikanea.gr’ publikoi një editorial provokues disa orë pasi ata mbërritën.

"Pse i lejojmë spiunët turq të Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT) të shkojnë në Meis? Pse i lamë ata të shkelnin në ishull? A nuk e dimë se çfarë po përpiqen të bëjnë këta spiunë të MIT? - theksohej në tekst.

Uebfaqja gjithashtu publikoi një foto të pasaportës së Durul, një kopje e së cilës duhet të mbahet vetëm nga autoritetet greke dhe të mos bëhet publike në asnjë rast.

Agjensia e lajmeve ka kërkuar informacione sesi faqja arriti të merrte një foto të pasaportës pasi Durul nuk i kishte treguar këtë faqe askujt përveç autoriteteve gjatë udhëtimeve të tij në Athinë dhe Meis.

"Shënjestrimi i dy gazetarëve që shkuan në ishull për të ndjekur lajmet është një goditje e rëndë për lirinë e shtypit,"- tha Senol Kazanci, drejtori i përgjithshëm i agjencisë.

Duke dënuar editorialin provokues, Kazanci vuri në dukje se gazetarët që punojnë për Anadolu Agency (AA), po ndjekin nga afër axhendën dhe zhvillimet në Ishullin Meis, si në çdo cep të botës.

Menjëherë pas lajmit të bërë publik nga agjensia ka reaguar edhe Ministri i Komunikimit  Fahrettin Altun, i cili theksoi se askush nuk mund ti bëjë të heshtin gazetarët turk.

Ai vazhdoi deklaratën duke thënë se ata dënojnë përpjekjet e autoriteteve greke për të nxitur dhunë kundër gazetarëve të AA në Meis.

Sipas njoftimeve të fundit të mediave, autoritetet greke kanë vendosur materiale ushtarakë në ishullin Meis. Turqia e kritikoi këtë vendim, duke kujtuar se ishulli ka pasur një status të çmilitarizuar që nga Traktatet e Paqes në Paris të vitit 1947.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane