Mitsotakis - Stoltenberg, Erdogan bisedime me Merkel… Në kërkim të zgjidhjes së konfliktit Greqi-Turqi

Mitsotakis - Stoltenberg, Erdogan bisedime me Merkel… Në kërkim të zgjidhjes së konfliktit Greqi-Turqi

Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis pas takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg është shprehur se Turqia duhet ti jap fund armiqësive dhe të hap rrugën për një zgjidhje, duke theksuar dhe rolin e Natos në zgjidhjen e konflikteve.

“Kur një anëtar kthehet kundër një vendi anëtar, ai kthehet kundër vetë NATO-së,”-ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka vënë në dukej se çështja me Turqinë nuk është vetëm dypalëshe, por një problem që shqetëson të gjithë partnerët e NATO-së, një sfidë globale, një rrezik që rri në një zonë gjeostrategjike për SHBA-në dhe gjithë rajonin perëndimore.

“Greqia po kërkon një zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve në përputhje me parimet e drejtësisë dhe solidaritetit dhe mirëpret lëvizjen e parë të bërë nga Turqia për të zbutur situatën. Mbetet për t’u parë nëse ky është një qëllim i mire.Ne presim qëndrueshmëri dhe vazhdimësi dhe që data për fillimin e dialogut të përcaktohet menjëherë”- ka thënë Kryeministri.

Lidhur me dialogun në nivelin tekniko-ushtarak, ai theksoi se ka rënë dakord për krijimin e një linje 24-orëshe të komunikimit midis shtabeve ushtarake të të dy shteteve.

“Turqisë i mbetet të mbyllë rrugën e krizës dhe të hapë rrugën për një zgjidhje,”– ka thënë ai.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, është shprehu i gëzuar në lidhje me vizitën në Athinë dhe e ka përshkruar Greqinë si një “aleate të vlefshëme”.

“Për disa vjet, Greqia ka qenë në vijën e parë të krizës së refugjatëve dhe migrantëve,”- ka thënë Jens Stoltenberg.

Nga ana tjetër Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, nëpërmjet një video-lidhjeje. 

“Në këtë bisedë janë trajtuar marrëdhëniet Turqi-Gjermani dhe Turqi-BE ndërsa është diskutuar edhe për zhvillimet rajonale, përfshirë Mesdheun Lindor, Libinë dhe çështjen Azerbajxhan-Armeni”, sipas një deklarate të Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Turqisë .

Gjatë kësaj bisede Erdogan theksoi se deklarata e samitit të Liderëve të BE-së nuk posedonte elemente që do të mundësonin tejkalimin e problemeve në marrëdhëniet si dhe për përgatitjen e terrenit për dialog dhe bashkëpunim.

Ai tërhoqi vëmendjen se pavarësisht qëndrimit të vendit të tij me qëllim të mirë, BE-ja i është nënshtruar presionit dhe shantazhit të Greqisë dhe Administratës Greke të Qipros Jugore.

“Interesat e mëdha të Evropës nuk duhet të sakrifikohen për interesat e vogla të disa anëtarëve të Unionit”, theksoi presidenti turk në bisedën me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Për zgjidhje të përhershme të problemit rreth tokave të pushtuara të Azerbajxhanit nga Armenia duhet të zbatohen rezolutat e OKB-së dhe të përmbushen kërkesat e ligjit ndërkombëtar”, shtoi Erdogan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja