Shkuan për ta arrestuar, politikani brazilian u hedh granatë punonjësve të policisë
Foto pranë banesës së politikanit
Një politikan brazilian hodhi granata ndaj policëve që shkuan në banesën e tij në Rio de Zhaneiro për ta arrestuar. Ndërsa po përpiqej të fshihej për të mos u arrestuar, Roberto Jefferson vendosi të dorëzohej mbrëmjen e së dielës pasi plagosi 2 policë.
Presidenti Jair Bolsonaro u përpoq të distancohej nga aleati i tij duke postuar një video në mediat sociale pas arrestimit të tij, duke thënë se dikush që qëllon ndaj policëve duhet të trajtohet si kriminel.
Dy oficerë u plagosën nga copëzat e një granate të hedhur nga ish-kongresmeni. Të dy shkuan në spital për trajtim mjekësor.
Në një video të postuar në mediat sociale të dielën në mëngjes, kongresmeni tregoi një imazh të oficerëve të policisë federale që mbërrinin në shtëpinë e tij, dhe më vonë pranoi në një video tjetër se kishte synuar makinën e policisë, por jo oficerët.
Gjykatësi i Gjykatës së Lartë Alexandre de Moraes kishte urdhëruar që Jefferson të çohej në burg pasi ish-kongresmeni dhe presidenti i partisë politike PTB publikoi një video që ofendonte gjyqtaren Carmen Lucia, për shkak të vendimeve që ajo mori në lidhje me zgjedhjet presidenciale.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
44.8%
-
Jo
52.5%
-
Nuk e di
2.7%
Vota total: 9995
Lajme të tjera
-
Merr fund saga, Robinho pritet shumë shpejt në burg për përdhunimin e shqiptares! Nis procesi në Brazil
25 Shkurt, 15:10
-
ZYRTARE/ Marcelo largohet nga Olympiacos, rikthehet në klubin ku u bë i njohur
24 Shkurt, 16:46
-
Përmbytjet në Brazil, mbi 48 viktima, dhjetëra të zhdukur në São Paulo
23 Shkurt, 13:44
-
Pamje të rënda/ Humbën ndeshjen, burrat vrasin 7 persona në Brazil, mes tyre edhe një 12-vjeçare
23 Shkurt, 08:47
-
Rrëshqitje masive dheu e reshje te dendura, dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Brazil
20 Shkurt, 08:19
-
Brazili zgjedh trajnerin e ri, të gjithë në pritje të Ancelottit
15 Shkurt, 16:55
-
Rrufeja godit statujën e Krishtit në Brazil, pamjet bëhen virale (VIDEO)
14 Shkurt, 10:19
-
Presidenti brazilian: Të krijojmë grup negociatorësh për të ndalur luftën në Ukrainë
11 Shkurt, 09:26
-
VIDEO/ E mbani mend Hulk-un? 36-vjeçari shënon dy supergola nga distanca
9 Shkurt, 12:31
-
Presidenti i Brazilit: Nuk do dërgojmë municione në Ukrainë, duam paqe!
31 Janar, 16:05
-
Tragjedi në Brazil, autobusi ku udhëtonte ekipi i futbollit bie nga ura, vdesin 4 lojtarë dhe trajneri i skuadrës
31 Janar, 10:00
-
Vjen në jetë bebja ‘gjigante’ në Brazil, peshonte plot 7.3 kg
22 Janar, 22:10