BRITANI E MADHE- Tre shqiptarë dolën sot para gjykatës së Reading të akuzuar për kultivimin e bimëve të kanabisit me vlerë 1.5 milionë paund. Dritan Meta, 43 vjeç, Refik Skepi, 45 vjeç dhe Visar Elazaj, 38 vjeç, u arrestuan në gusht të vitit 2022 për fermat e kanabisit të zbuluar në Oxfordshire dhe Essex.
Mediat e huaja shkruajnë se shkak për zbulimin e 2 fermave të kanabisit u bë një kontroll nga disa prej punonjësve të kompanisë përkatëse pasi faturat e energjisë elektrike nuk ishin paguar. Pas njoftimit të marrë, policia zbuloi se në banesa ishin përshtatur të gjitha kushtet për kultivimin e bimëve të kanabisit, vepër për të cilën akuzohen të tre shqiptarët e arrestuar.
Këta të fundit kanë mohuar akuzat duke pretenduar se nuk kanë lidhje me veprën penale për të cilën janë arrestuar.