Pogradec/ Kërkohej për plagosjen e shokut, kërcënon me armë punonjësit e Task Forcës që shkuan të verifikojnë ndihmat ekonomike

Pogradec/ Kërkohej për plagosjen e shokut, kërcënon me armë punonjësit e Task Forcës që shkuan të verifikojnë ndihmat ekonomike

Foto ilustruese

Punonjësit e Task Forcës janë kërcënuar nga një person i armatosur në fshatin Buzaishtë të Pogradecit.

Sipas burimeve nga policia për Report Tv ata kanë shkuar në këtë fshat për verifikimin e personave me ndihmë ekonomike, por janë përballur me një situatë aspak të zakontë. I armatosur, Spartak Çela  ju ka dalë përpara dhe i ka kërcënuar.

Çela si fillim ka debatuar me shoferin e Task Forcës dhe më pas kanë ndërhyrë edhe persona të tjerë por fill pas konfliktit ju ka kërkuar falje me pretendimin se kishte menduar që janë persona të tjerë. Menjëherë më pas është larguar në drejtim të paditur.

Prej dy vitesh Çela rezulton i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë. Ai ka plagosur shokun e tij në një lokal dy vite më parë dhe që prej atij momenti është shpallur në kërkim.

Forcat e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.
 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE