SHKUP - Shënohet një tjetër rast dhune ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Mediat maqedonase shkruajnë se katër 16-vjeçar shqiptarë janë rrahur brutalisht mbrëmbjen e djeshme në lagjen Aerodrom të Shkupit.
Gjithçka ka ndodhur kur katër të rinjtë kanë shkuar të japin testin e ndihmës së shpejtë, të nevojshme për patentë shoferi. Papritmas janë sulmuar nga mbi 20 të rinj maqedonas. Sipas mediave njeri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë ndërsa 3 të tjerët kanë marrë plagë më të lehta.
Prindërit e tyre kanë reaguar ashpër duke u shprehur se sa herë që dhunohen shqiptarët askush nuk mban përgjegjësi.
Adoleshentet janë shtruar në spitalin e Shkupit. Familjarët e tyre kërkojnë nga policia që rasti të zbardhet urgjentisht dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
*Foto, njëri prej shqiptarëve të dhunuar
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com