Shkup, axhenda e Topit irriton
bullgarët: Një lojë maqedonase

Shkup, axhenda e Topit irriton <br />bullgarët: Një lojë maqedonase
SHKUP- Incident “diplomatik” Shqipëri-Bullgari gjatë vizitës së presidentit shqiptar Bamir Topi në Maqedoni. Vizita dhe vendosja e kurorave me lule pranë bustit të heroit historik Goce Dellcev në Shkup ka irrituar diplomacinë bullgare. Burime nga ambasada bullgare në Shkup I thanë agjencise se lajmeve INA në Maqedoni se “Presidenti Topi nuk bëri mirë që hyri në skenaret e autoriteteve maqedonase, për të vizituar varrin e një heroi kombëtar bullgar, që sipas tyre është Goce Dellçev apo të vizitojë një projekt si “Shkupi 2014”, që është një mashtrim grandioz i historisë”.

“Ne shprehim shqetësimin tonë se si presidenti Topi viziton projektin Shkupi 2014, një projekt që ka nxitur reagime edhe tek bashkëatdhetarët e tij në Maqedoni dhe që akoma është problematik dhe që po nxit tensione të vazhdueshme dhe reagime ndërkombëtare” theksoi diplomati bullgar.Diplomati theksoi më tej se presidenti shqiptar nuk duhet të ishte bërë pjesë e axhendës mashtruese të autoriteteve maqedonase duke nderuar figurat historike bullgare si në rastin e Goce Dellcev.

Bullgaria ashtu sikurse dhe Greqia ka kontestuar vazhdimisht vendosjen e disa figurave historike nga ana e autoriteteve të Shkupit në kuadër të projektit “Shkupi 2012”, duke konsideruar se bëhet fjalë për figura të pastra historike bullgare si Goce Dellçev, Jane Sandanski, por dhe emra të tjerë.

(Në foto: Topi gjatë vendosjes së luleve pranë bustit të Dellcev)

(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër