MAQEDONI - Grupet e huliganëve maqedonas, me maska, pas shpërndarjes së protestës para Kryeministrisë, kanë sulmuar shumë qytetarë shqiptarë, në disa pjesë të Shkupit.

Qytetarë të ndryshëm denoncuan përmes INA-s, sulmet brutale të huliganëve maqedonas të mbuluar me maska dhe që posedonin sende të forta.

“Në shënjestër kanë qenë shqiptarët, pa përjashtuar gratë dhe nxënësit e shkollave, pranë disa stacioneve të autobusëve”, theksoi një dëshmitar okular i këtij incidenti, i cili arriti t'i shmanget sulmit të huliganëve.

Grupi i huliganëve në afërsi të stacionit hekurudhor gjithashtu ka sulmuar disa shqiptarë nga Karshiaka, të cilët pësuan lëndime trupore.

mk


















(FOTO: Pamje nga protesta e huliganëve maqedonas, sot)


Ora 17:32 - Një protestë e shoqëruar me dhunë u zhvillua sot pasdite para Qeverisë në Shkup, në shenjë proteste, kundër emërimit të Talat Xhaferit, ish-komandant Forina i UÇK-së, tani ministër i Mbrojtjes të Maqedonisë.

Policë të sulmuar nga huliganë dhe protestues të dhunës, dëmtim i makinave të policisë, makinave private dhe autobusëve urban, ky ka qenë bilanci i kësaj proteste, e cila ka detyruar ndërhyrjen e policisë.

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se disa persona janë ndaluar me rastin e kësaj proteste, për shkak të ushtrimit të dhunës dhe sulmit ndaj kordonit të policisë, që kishte bllokuar hyrjet e Qeverisë. Gjatë kësaj proteste, një pjesë e policëve janë lënduar nga sulmet e dhunshme të huliganëve me gjësende të forta dhe me gurë.

Organizatore e kësaj proteste është shoqata e veteranëve maqedonas të konfliktit të vitit 2001 “Dinjiteti”, e cila është pjesë e opozitës dhe se ka reaguar kundër emërimit të Xhaferit për ministër të mbrojtjes, për shkak të origjinës së tij si ish- drejtues i UÇK-së.

“Huliganët gjatë protestës kanë nisur të hedhin gurë dhe shishe ndaj policisë dhe se kjo ka detyruar ndërhyrjen. MPB bën të ditur se janë arrestuar disa persona, ndërsa më pas edhe turmat e protestuesve janë shpërndarë. Një pjesë e grupit të huliganëve ka ikur në drejtim të sheshit qendror drejt stacionit hekurudhor. Derisa këto turma po largoheshin janë sulmuar dy vajza, ndërsa turmat gjithashtu kanë hedhur gurë edhe ndaj autobusëve urban dhe kanë dëmtuar disa makina private”, theksoi MPB. Në pjesën qendrore të Shkupit po vërehet prania e shtuar e policisë dhe njësive speciale, për të siguruar rendin dhe qetësinë.


Ramazan Iseni, 13 vjeçar është njëri nga fëmijët që e ka pësuar nga huliganët maqedonas, duke pësuar lëndime në kokë.

femije shkup















































(FOTO: Ramazan Iseni)

Huliganët maqedonas brutalisht kanë rrahur shumë të rinj shqiptarë në afërsi të një stacioni urban të autobusëve në Shkup. Në këtë incident të dhunshëm kanë pësuar nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, të cilët janë goditur me gjësende të forta dhe grushte nga huliganët maqedonas, informon agjencia e lajmeve INA.

Ramazan Iseni, 13 vjeçar është njëri nga fëmijët që ka pësuar në këtë incident duke marrë lëndime trupore, përfshirë edhe në kokë. “Na kanë rrahur brutalisht, pa kursyer as fëmijë e gratë që ishin duke pritur aty autobusin”, ka theksuar për INA, Ramazani, i cili ka kërkuar ndihmën mjekësore për lëndimet e pësuara në këtë incident.

Nxënësit theksojnë se kanë shpëtuar falë shoferit të autobusit urban, i cili është shqiptarë dhe ka arritur që të mbyll me shpejtësi dyert dhe të largohet nga stacioni. “Ai na shpëtoi duke mbyllur dyert, mirëpo huliganët kanë gjuajtur me gurë dhe shishe autobusin, duke rrezikuar jetën tonë. Neve kemi parë edhe policië të uniformuar por që kanë hezituar për të reaguar dhe për të larguar huliganët e tërbuar. Këto incidente më nuk tolerohen. Ose të veprojnë ose ska hapësirë për të toleruar më këso tërbime kundër nesh shqiptarëve”, ka theksuar një nxënës shqiptarë, i shkollës “Zef Lush Marku”, i cili gjithashtu ka përjetuar sulmin brutal të huliganëve maqedonas.

Huliganët kanë qarkulluar nëpër disa akse rrugore dhe lagje, ku janë stacionet e autobusëve dhe ku dihet se udhëtojnë edhe një pjesë e udhëtarëve shqiptarë për lagjet periferike të Shkupit si Saraj, Karshiakë dhe Hasanbeg e Haraçinë.

(Marrë nga agjensia e lajmeve "INA")

Redaksia online

(ar.sh/shqiptarja.com)