Edhe diplomatët dhe përfaqësitë diplomatike janë përfshirë në rrjetën e përgjimeve në Maqedoni.
Sipas materialeve të shpërndara nga LSDM-ja që kanë të bëjnë me përgjimet në njërën nga transkriptet është edhe përgjimi i një bisede të stafit të ambasadës amerikane në Shkup dhe kryetarit të PDSh-së, Menduh Thaçi.
Në këtë transkriptë të shpërndarë nënvizohet se biseda u zhvillua më 13 shkurt 2012, ku Thaçi dhe përfaqësuesi i ambasadës ameirkane bisedojnë për realizimin e një takimi midis liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ambasadorit të atëhershëm amerikan, Paul Wohlers.
LSDM ka bërë të ditur se në materialet e përgjimeve janë të përfshira edhe biseda midis diplomatëve të vendeve të njohura në Shkup, por që ato nuk do të publikohen. Një pjesë e këtyre bisedave tashmë u janë shpërndarë disa përfaqësive diplomatike.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com