Komisioni për hapjen e dosjeve ka shqyrtuar dosjen dhe deklaratat e dorëzuara, dhe ka rezultuar sei sh gazetari ka qenë bashkëpunëtor i ish-shërbimit sekret. Po ashtu si ish-spiunë ka rezultuar edhe një tjetër shqiptar, me karrierë si ish-këshilltar i lartë i MPB-së, ish-nënkryetar i Kuvendit të komunës së Gostivarit si dhe sekretar në disa ministri.
Të dy personat do të përballen me kallëzime penale për shkak se pranë Komisionit të lustrimit kanë dorëzuar deklarata të rreme. Komisioni ka publikuar këto të dhëna të pjesshme. Ndërkohë që në shqyrtim e sipër janë edhe pesë persona të tjerë të njohur si zyrtarë të administratës shtetëror dhe ish-funksionarë në të kaluarën. Komisioni për dosjet vazhdon të përballet me përçarje, pas mosmarrëveshjeve dhe braktisjes së tij nga dy anëtarët që janë pjesë e këtij organi.