Policia e Maqedonisë zbulon autorin e dyshuar që helmoi 11 nxënës shqiptarë në shkollën ekonomike në shkup  “Arsenije Jovkov”.

Efektivët e policisë kanë shoqëruar në komisariat Nikolla Xhikovski pasi dyshohet se 20-vjecari ka hedhur qëllimisht helmin në këtë shkollë.

Autoritetet maqedonase raportojnë se ka nisur procedimi penal ndaj 16-vjecarit Antonio Toshev dhe ndaj Albin Kurtoviç të cilët dyshohet se kanë marë pjesë në këtë ngjarje.

Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh ndërsa nxënësit e helmuar përfunduan në klinikën toksike me simptoma kollitjeje dhe lotë.

Shqetësim të madh për këtë ngjarje kanë ngritur shqiptarët të cilët jetojnë në Maqedoni për shkak se shpeshherë bëhen preh e dhunës dhe diskriminimit.
 
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)