Shkup, qeveria bojkot Topallit
në fjalimin zyrtar në Kuvend

Shkup, qeveria bojkot Topallit<br />në fjalimin zyrtar në Kuvend
SHKUP – Qeveria maqedonas ka bojkotuar kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli gjatë fjalimit në seancën e Kuvendit e Maqedonisë. Sikundër shihet edhe në videon që shoqëron këtë lajm në sallën e parlamentit, gjatë kohës kur ka mbajtur fjalën përshëndetëse kryeparlamentarja shqiptare nuk ka qenë as kryeministri Nikolla Gruevksi dhe asnjë prej ministrave maqedonas në kabinetin qeveritar. Fjala e Topallit është ndjekur në sallë vetëm nga ministri i drejtësisë Blerim Bexheti dhe 4 zëvendësministrat, gjithashtu shqiptarë: zv.kryeministrja Teuta Arifi, zv.kryeministri Musa Xhaferri, zv.ministri i arsimit Safet Neziri si edhe zv.ministri i brendshëm, Xhelal Bajrami.
Të gjithë përfaqësuesit e politikës shqiptare në Maqedoni ishin ulur në rreshtin e parë të vendeve në parlament, ku gjithashtu merrnin pjesë edhe ambasadori i Kosovës dhe ai i Shqipërisë në Maqedoni.
Zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë bojkot.

Burimet zyrtare pranë delegacionit që shoqëronte kryeparlamentaren Topalli gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni, thanë se OPALLI nuk u interesua për komunitetin katolik shqiptar te Shkupit, të cilët po asimilohen. Ata kërkojne një prift, sepse prifti katolik që kanë është maqedonas.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë