Shkup, Topalli takon
krerët e partive politike

Shkup, Topalli takon <br />krerët e partive politike
SHKUP - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli po zhvillon një vizitë dy ditore në Shkup, me ftesë të kryeparlamentarit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski.

Zhvillimet politike, incidentet e fundit ndëretnike, procesi i integrimeve evroatlantike si dhe gjendja e partive politike shqiptare në Maqedoni kanë qenë temat e takimeve të kryeparlamentares shqiptare Jozefina Topalli me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe ate të PDSH-së, Menduh Thaçi.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas këtij takimi ka theksuar se ka biseduar me zonjën Topalli lidhur me prioritetet ndërmjet dy vendeve dhe të shqiptarëve.
"Ishte një takim i rëndësishëm me kryetaren e Parlamentit të Shqipërisë. Folëm për situatën në Shqipëri, në Maqedoni, në rajon për bashkëpunim edhe më të mirë edhe më atë avancuar në të ardhmen mes institucioneve tona, mes parlamenteve tona, mes qeverive tona. Bashkëpunim i cili është i dobishëm si për shqiptarët ashtu edhe për maqedonasit, por edhe për rajonin në përgjithësi", theksoi kreu i BDI-së.
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi pas takimit theksoi se me kryeparlamentaren shqiptare kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend, incidentet ndër-etnike, sulmet ndaj fëmijëve shqiptar, zhbllokimin e proceseve integruese të vendit dhe tema të tjera me karakter politik.
“Biseduam për shumë çështje të brendshme të Maqedonisë, të Shqipërisë të regjionit. I shpreha vlerësimet e mia për trendet negative në Maqedoni dhe sigurisht edhe atë shqetësimin kryesor se bllokimi i procesit integrues ia bën më të rënda dhe më të rënda të gjitha sëmundjet e Maqedonisë. Folëm edhe për incidentet ndër-etnike në vend, vlerësimi im ishte se pjesa më e madhe e incidenteve janë si rezultat i një klime antishqiptare që është krijuar nga kjo qeveri për një kohë të gjatë”, theksoi Thaçi, duke shtuar se të gjitha shqetësimet mbi zhvillimet në Maqedoni i`a ka përcjellë kryetares së Parlamentit Shqiptar.
Kryeparlamentarja Topalli nesër do të zhvillojë takimet në Parlamentin e Maqedonisë, ku do të pritet nga homologu Trajko Veljanovski, takimet me grupet parlamentare dhe një fjalim në Parlamentin e Maqedonisë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë me rezultatin 5-0 në miqësoren e Prishtinës

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë me rezultatin 5-0 në miqësoren e Prishtinës