Në Shkup vazhdojnë të mbijnë dhe të përurohen përmendore dhe monumente sllave dhe maqedonase, përveç atyre shqiptare.

Dje në një ceremoni solemne u shpalos edhe monumenti i ngritur për astronautin rus Jurij Gagarin, ndërsa në solemnitet ishte edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe zyrtarë të tjerë qeveritar.

Përmendorja u vendos në shenjë mirënjohje për popullin rus, ndërsa në këtë aktivitet ishte përfshirë edhe ambasada ruse.

Por nga ana tjetër, për gati 4 vite me radhë po anashkalohet vendosja e tre përmendoreve të personaliteteve historike shqiptare si Nexhat Agolli, Pjetër Bogdani dhe Josif Bageri, si pjesë e projektit “Shkupi 2014” .

Këto përmendore ishin paralajmëruar moti për t’u inauguruar mirëpo ata nuk janë ende. Projekti “Shkupi 2014” ka harxhuar mbi 700 milionë euro, ndërsa Qeveria ka theksuar shifra më minore. /INA/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)