Qeveria maqedonase bllokoi turin ekonomik dhe kulturor të Kerçovës, me perfaqesues shqiptar nga ministria e Ekonomise, e Turizmit, Agjencia Kombetare e Turizmit dhe gazetar, i parashikuar të niste dje dhe te vazhdonte edhe gajte dites se sotme.
Turi do te zhvillohej në Komunën e Kërçovës, e cila për herë të parë pas 70 vitesh drejtohet nga një shqiptar dhe parashikonte pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Shqipëria dhe Kosova për t’u njohur me aktivitetet dhe projektet e kësaj komune për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor mes tre vendeve.
Por, burime nga Maqedonia e kryesisht nga komuna e Kërçovës bëjnë me dije se, zëvendësdrejtori i Agjencisë për Investime të huaja dhe promovimin e eksportit Invest Macedonia, Kliment Shekerovski, penguan realizimin e këtij aktiviteti.
Sipas burimeve, Shekerovski ka penguar punonjësit shqiptarë të kësaj Agjencie të marrin pjesë në aktivitet.
Kanë qenë pikërisht punonjësit shqiptarë që kanë koordinuar organizimin e turit, me qëllim shtimin e vëmendjes për më shumë investimë në komunat e banuara me shumicë shqiptare në Maqedoni, të cilat janë më të diskriminuarat në vendin fqinj.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com