Shkupi homazhe zyrtare për
këngëtaren Esma Rexhepova

Shkupi homazhe zyrtare për<br />këngëtaren Esma Rexhepova
Këshilli i Qytetit të Shkupit sot mban seancë komemorative për këngëtaren, autoren e shumë teksteve, humanitaren dhe këshilltare në qytetin e Shkupit Esma Rexhepova-Teodosievska, e cila vdiq të shtunën pas sëmundjes së shkurtër dhe të rëndë në moshën 73 vjeçare. Në sallën e Këshillit do të hapet edhe libër i zisë, transmeton zhurnal.mk.

Esma Rexhepova është e lindur në Shkup më 8 gusht të vitit 1943. E ka mbajtur epitetin "mbretëresha e këngës rome", ndërsa karriera e saj e pasur dhe ndërkombëtare muzikore pa ndërprerë ka zgjatur 55 vite. Kishte reputacion të artistes botërore me më shumë se tetë mijë koncerte, shfaqje në mbi 15 gjuhë, dhe me 60 albume.

Në maj të vitit 2013 Esma Rexhepova-Teodosievska e ka prezantuar Republikën e Maqedonisë në Eurovizion në Malme me pop-këngëtarin Vllatko Lozanovski-Lozano dhe kënga "Para se të agojë". Në historinë 58 vjeçare të garës së eurovizionit për herë të parë një kompozim pjesërisht ishte kënduar në gjuhën rome.

Në shtator të vitit 2013 ishte dekoruar me titullin "Artiste kombëtare e Republikës së Maqedonisë" për kontributin e saj një dekadash për afirmim të Republikës së Maqedonisë në botë. Mirënjohjen më të lartë e fitoi edhe për humanitetin e saj dhe përmirësimin e jetës sociale të romëve, sepse me bashkëshortin Stevo Teodosievski është kujdesur për 47 fëmijë rom të pastrehë dhe e ka ndërruar jetën e tyre.

Për misionin e artistes së lartë dhe ambasadores kulturore në shtet, ajo në vitin 2010 nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ishte dekoruar edhe me "Medalje për merita në Maqedoni".

Talentin e saj për këndim Esma e ka treguar duke kënduar këngë në prezantime dhe ka marrë ftesë të këndojë në një garë ndërshkollore në këndim në Saraj. Artisti i estradës Stevo Teodosievski e ka bindur familjen e saj ajo të marrë pjesë me ansamblin e tij. Në vjeshtë të vitit 1957 Esma ka fituar në garë dhe ka marrë ftesë për bashkëpunim nga Radio Shkupi. Kritikët muzikor në vajzën 13 vjeçare kanë zbuluar talent të jashtëzakonshëm.

Jeta e Esmës prej atëherë ka marrë një rrjedhë më ndryshe. Është përfshirë në Ansamblin e Teodosievskit, i cili është kujdesur për karrierën e saj në të cilën ka pasur një numër të madh të turneve në IRJM. E para jashtë shtetit ka qenë në Bullgari në vitin 1961. Me temperamentin dhe ritmin e muzikës rome e ka pushtuar botën, ndërsa me popullaritetin e fituar Esma ka hyrë në protokollin e presidentit të Jugosllavisë. Për herë të parë ka kënduar para Titos në vitin 1961, si dhe para shtetasve tjerë të cilët te ai kanë ardhur për vizitë.

Shkupjanja Esma nga viti 1960 është bërë banore e Beogradit. Muzikën dhe jetën e përbashkët me Stevo Teodosievskin i ka kurorëzuar me martesë në vitin 1968, e cila ka zgjatur 30 vite, deri në vdekjen e tij në vitin 1997. Ato nuk kanë pasur fëmijë të tyre biologjik, por kanë birësuar dhe janë kujdesur për 47 fëmijë të cilët janë rritur dhe shkolluar në ansamblin "Teodosievski".

Esma ishte edhe politikisht aktive - ka marrë pjesë në ish partinë Alternativa demokratike, ndërsa vdiq si këshilltare aktuale në Këshillin e Qytetit të Shkupit nga radhët e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

Këtë vit ishte publikuar monografia për të dhe jetën e saj me shoqëruesin dhe bashkëpunëtor muzikor Stevo Teodosievski nga publicisti "Sllave Nikollovski-Katin". Edicionin, e titulluar "Esma" e publikuan "Shkëndija e Maqedonisë" dhe asociacioni "Mbretëresha Esma dhe Stevo Teodosievski" nga Shkupi, me përkrahje të Ministrisë së Kulturë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur