SHKUP - Ndërsa Shqipëria po diskuton ndryshimet në Kodin Rrugor dhe masa më të rrepta për shkelësit e rregullave të qarkullimit, sot në Maqedoni kanë hyrë në fuqi gjobat e reja për drejtuesit e makinave…me ndëshkime që arrijnë deri në 500 euro. Sipas ligjit të ri për siguri në qarkullimin rrugor, gjobat janë të larta.
 
Ja vlerat e gjobave për shkeljet në rrugë:
Nëse nuk keni rripin e sigurisë – 100 euro gjobë;
Nëse nuk keni ndezur dritat – 100 euro gjobë;
Parkim i gabuar i makinës – 45 euro gjobë;
Në rast të parkimit në vijat e kalimit të këmbësorëve apo udhëkryq – 250 euro gjobë;
Mosdhënia e përparësisë për kalimtarët në kalimet e udhëtarëve – 250 euro gjobë;

Tejkalimi i shpejtësisë në vendbanime të banuara nëse shkon mbi 50 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar apo e caktuar në shenjën e qarkullimit– 500 euro gjobë ose 65 pikë negative si dhe aplikimi i masës së ndalesës për drejtimin e makinës prej 6 deri 12 muaj.
 
Nëse drejtoni makinën mbi 10 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 20 euro gjobë.
Tejkalimi prej 10 deri 30 km/h nga shpejtësia e lejuar – 45 euro.

Ndërsa tejkalimi i shpejtësisë prej 30 deri 50 km/h nga shpejtësia e lejuar në vendbanimet e banuara – 300 euro gjobë dhe ndalesë për të drejtuar makinën prej 3 – 12 muaj.
Prania e fëmijëve në karrigen e përparme të makinës në moshën më to vogël se 12 vjet – 45 euro gjobë.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)