SHKUP - Një monumenti për Nënë Terezën do të ngrihet disa hapa më larg nga "Luftëtari mbi kalë" në Shkup, atje ku është dhe vendlindja e saj. Shtatorja do të jetë 32 metra e lartë. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta (Indi).

Humanistja e njohur me origjinë shqiptare është fituese e çmimit Nobel për Paqen. Projekti për shtatoren e saj tashmë është gati dhe do të fillojë të ndërtohet pas përfundimit të hotelit "Marriott". Investimi është dhuratë nga miliarderi indian dhe kryetar i grupit "Sahara India Parivar," Subrata Roy, një biznesmen diskutueshëm emri i të cilit lidhet me afera të shumta financiare, njofton “Libertas”.

“Në këtë pikë unë do të ndërtojë shtëpi ku do të mbështetet kujtimi e kësaj gruaje të madhe. Kjo statujë, sugjeroj të quhet "Statuja e njerëzimit," tha biznesmeni indian, në vendosjen e gur themelit, më 25 janar të këtij viti.

Pas statujës gjigande të Aleksandrit të Madh të ngritur në 2011-ën, dhe ajo e babait të tij Filip që u inaugurua në maj të vitit të kaluar, statuja e Nënën Terezës do të jetë një tjetër monument gjigand që do të zbukurojë qendrën e Shkupit si pjesë e projektit “Shkupi 2014” të financuar kryesisht nga qeveria e Maqedonisë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)