Shkurta nostalgji për 'luanin'  Enver
 Hoxha, fshin komentet negative

Shkurta nostalgji për 'luanin'  Enver<br /> Hoxha, fshin komentet negative
Këngëtarja Rezarta Shkurta e njëkohësisht bashkëshortja e Ermal Hoxhës, nipi i diktatorit Enver Hoxha, ka përkujtuar me nostalgji ditën e sotme këtë të fundit me rastin e ditëlindjes së tij.

Shkurta ka postuar në Instagram foton e një luani, duke bërë kështu një paralelizëm mes tij dhe diktatorit, ndërsa më poshtë ka shkruar: "Sado te flasin, sado te mundohen te njollosin figuren per te ngritur tyren, sado te zhgarravisin mbi histori... Koha do tregoj dhe po tregon kush je ti e kush jan ata... Sa e doje ti kete vend e sa e duan ata!"

Postimi i saj mori jo pak komente negative, të cilët Shkurta ka zgjedhur t'i fshijë, me siguri për të ruajtur të pastër figurën e vjehrrit të saj. Këngëtarja nga Durrësi ka shkruar edhe më parë për Enver Hoxhën me nostalgji e dashuri. 


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

162/2
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim