Shkurtime në shëndetësi, Vasili
kundër: Këmbëngulje kryeneçe

Shkurtime në shëndetësi, Vasili<br />kundër: Këmbëngulje kryeneçe
Debate të forta po zhvillohen sot në Komisionin e Shëndetësisë mes përfaqësuesëve të partive politike lidhur me shkurtimi i personelit në sistemin e shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se bëhet fjalë për shkurtimin e plot 338 vendeve të punës në shërbimin spitalor në rang vendi. Ndërkohë kundër kësaj deklarate ka dalë deputeti i LSI Petrit Vasili  duke i quajtur ato këmbëngulje kryeneçe

"Më këto ndryshime në spitalet bashkiak mjekët shtohen me 13 vetë, pra nuk pakësohen mjekët, megjithë vështirësitë që kemi për të punësuar mjekë në këto siptale. Shpenzimet publike të shëndetësisë janë 2.89 të GDP niveli më i lartë në 15 vitet e fundit, dhë ndërkohë në 2016 shtesa në buxhe është rreth 70 mln dollarë ndërsa 2013 me 2009 ka qenë vetëm 50 mln dollarë dhe atëhere ka qenë dhe TVSH. Pra qeveria gjithmonë e ka patur në prioritet shëndetësinë sepse cdo vit buxheti i shëndetësisë është rritur. Është e nevojshme që ne kemi nevojë për personel shëndetësor dhe duke filluar nga janari në shërbimin parësor ne do të shtojmë 220 infermierë"-tha Beqaj

Kundër ministri Beqaj për këto shkurtime ishin edhe dy deputetet e LSI, Petrit Vasili dhe Vangjel Tavo.
“Në të gjitha rastet e historive ku administrata ka pasur nevojë shëndetësia nuk është shkurtuar pasi ka qënë gjithmonë me një personel që i përdorur mirë ka qënë nën nivelin e kërkuar. Shkurtimet që kanë ndodhur kanë qënë traumatike sa herë që kanë ndodhur”, tha Vasili.

Akuzat e Vokshit ndaj ministrit Beqaj
Kryetarja Vokshi akuzoi ministrin se po hedh në rrugë 600 familje, me shkurtimet e vendeve të punës, ndërsa e akuzoi për shpërdorim fondesh. 

Deputetja Vokshi tha se ministri po shkel ligjin për të marrë tendera, duke e akuzuar për ndërtimin e një shtëpie për Beqajn në Peruxhia të Italisë. Këto akuza sollën debate mes të majtëve dhe të djathtëve në komision, të cilës i kërkuan zonjës Vokshi që këto akuza t’i çojë në Prokurori.

Klodjana Spahiu iu kundërpërgjigj Vokshit që këto akuza të shkonte t’i bënte tek PD-­ja. 

Klodjana Spahiu: Dil tek PD­ja e thuaje këtë.
Albana Vokshi: Jo po janë 600 familje që ngelen pa bukë
Albana Vokshi: Mos e bëjë kaq të gjatë pyetjen
Klodjana Spahiu: S’do të pyes ty unë mi zemra ime se sa të gjatë e bëjë pyetjen 

Serish Vokshi theksoi se nuk është respektuar Kodi i Punës, ndërsa akuzoi se me personelin shëndetësor është bërë fushatë spastrimi. “Na dërgo informacione të sakta. Nuk është respektuar kodi i punës. Kjo është fushatë spastrimesh me personeli. Punonjësit do zëvendësohen me militantë”, tha Vokshi. 

Vokshi: Po ndërton shtëpi në Perugia
Beqaj: Merru me shtëpinë time ti. “Keni ca kohë që keni probleme me shtëpinë time, por problemet e shtëpisë time nuk i zgjidh dot. Merresh me kuzhinën time, me banesën time. Zgjidh problemet e tua, se ke probleme shtëpie.”, 

Beqaj: Nuk njeh kodin e punës
Beqaj:Shëndetësia ka prioritet buxhetin

Vokshi gjatë seancës lexoi një mesazh, që i kishte ardhur nga një qytetar: “Përshëndetje! Jam A. nga struktura rajonale e PS. Ju bëj me dije se në Vlorë është shpallur vakant pozicioni ‘Bojaxhi”. I bëhet me dije deputetit.”, lexoi Vokshi, duke i drejtuar ministrit nëse është ishte i vërtetë ky mesazh dhe nëse ka lidhje me pastrimet që po bëhen në shëndetësi

Ministri Beqaj tha se "Më këto ndryshime në spitalet bashkiak mjekët shtohen me 13 vetë, pra nuk pakësohen mjekët, megjithë vështirësitë që kemi për të punësuar mjekë në këto siptale. Shpenzimet publike të shëndetësisë janë 2.89 të GDP niveli më i lartë në 15 vitet e fundit, dhë ndërkohë në 2016 shtesa në buxhe është rreth 70 mln dollarë ndërsa 2013 me 2009 ka qenë vetëm 50 mln dollarë dhe atëhere ka qenë dhe TVSH. Pra qeveria gjithmonë e ka patur në prioritet shëndetësinë sepse cdo vit buxheti i shëndetësisë është rritur. Është e nevojshme që ne kemi nevojë për personel shëndetësor dhe duke filluar nga janari në shërbimin parësor ne do të shtojmë 220 infermierë.

beqaj

beqaj

beqaj

beqaj


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar