Shkurtimet në Shëndetësi, Tritan
Shehu: Dëmtojnë rëndë sistemin

Shkurtimet në Shëndetësi, Tritan<br />Shehu: Dëmtojnë rëndë sistemin
Lidhur me atë çka po diskutohet sot në Komisionin e Shëndetësisë mes debatësh të forta reforma për shkurtimin e Personelit Shëndetësor edhe ish-deputeti Tritan Shehu është shprehur kundër shkurtimeve pasi thotë ai është një politikë thelbësisht e gabuar , pasi dëmton sistemin shëndetësor

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Shehu shprehet se sistemi i yne spitalor ne vend te shkurtimeve ka nevoje per rishperndarje klinike te shtreterve

"Sot Ministri i shendetesise Z.Beqaj e konfirmoi ne Komisionin Parlamentar ate qe une e kam ngritur prej javesh, shkurtimin e numrit te personelit shendetesor spitalor e uljen e numrit te shtreterve ne mbare vendin.E perseris, eshte nje politike thellesisht e gabuar, jo thjesht per elementet  sociale te saj. Eshte e gabuar e demtuese per vete sistemin tone spitalor, qe ne terresi ka numrin e shtreterve e te personelit ndjeshem nen normat europiane.Sistemi i yne spitalor ne vend te shkurtimeve ka nevoje per rishperndarje klinike te shtreterve, hapje te sherbimeve te reja mjekuese, thellim te specialiteteve ekzistuese e ofrim ne kete menyre te shebimeve te reja e me te kualifikuara qytetareve.Kjo ne fakt do kerkoje jo shkurtim, por shtim te numrit te shtreterve ne nivel vendi, rritje te personelit, rikualifikim e kualifikim te tij.Shkurtimet e tilla jane metoda arbitrare, anti shkencore, demtojne zhvillimin e bijen ndesh me interesate sitemit e te semureve" - shkruan Shehu në Facebook

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar