Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar me shumice votash shkurtimin e organikës së administratës. Një numër prej 68 punonjësish të administratës së bashkisë së qytetit të Elbasanit mund të lërë punën gjatë vitit 2012.
Nga 486 punonjës numri i tyre ka shkuar në 418. Pritet që sektori i prekur më tepër të jetë ai i shërbimeve publike. Vendimi për shkurtimin e vendeve të punës është shoqëruar me debate midis këshilltarëve të majtë dhe atyre të djathtë.
Kryetari i bashkisë Qazim Sejdini është mjaftuar duke thënë se arsyeja e tkurrjes së organikës ka ardhur si rezultat i shkurtimit të buxhetit, krahasuar me vitet e tjera.
“Ky vendim është ndërmarrë jo vetëm për Bashkinë e Elbasanit por edhe në njësitë e tjera vendore të vendit” tha Sejdini.
/Shqiptarja.com