Tiranë, shkëputet ashensori dhe bie në bodrum, lëndohet 24-vjeçarja (FOTO+VIDEO)

Një ashensor është shkëputur nga kati i parë në bodrum, në zonën e Don Boskos në Tiranë. Mësohet se në momentin kur ka ndodhur ngjarja, në ashensor ka qenë 24-vjeçarja, punonjëse e një furre buke Ajo ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital ku po merr dhe ndihmën e parë mjekësore.

Një muaj më parë po në këtë ashensor ishin bllokuar disa persona. Disa prej banorëve janë shprehur se shpesh herë kanë ngritur shqetësimin se ashensori nuk punonte normalisht, por nuk është marrë asnjë masë.

Policia po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së ashensorit dhe ka shoqëruar personin përgjegjës për mirëmbajtjen e tij.

Ky nuk është rasti i parë i incidenteve të tilla. Më herët incidentët e ashensorëve kanë rezultuar tragjikë për jetën e banorëve.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana