TIRANE - Publikohet lista e faturave që institucionet shtetërore kanë marrë nga kontraktorët e ndryshëm, të cilët kërkojnë pagesën e tyre.

Detyrimi i shtetit, shlyerja e të cilit është marrë përsipër edhe nga strategjia e qeverisë për shlyerjen e borxhit publik, në rastin e këtyre faturave nuk mund të likuidohet, duke qenë se administrata ka hasur në parregullsi, që kërkojnë verifi ke dhe plotësime.

Lista përmban emrin e institucionit që ka porositur punimet në formën e shpenzimeve kapitale buxhetore, emrin e subjektit që i ka realizuar, si dhe shumën e faturës së pretenduar me totalin e borxhit të papaguar deri në fund të vitit të kaluar.

Në mjaft raste, subjektet private nuk kanë paraqitur as faturë dhe detyrimi ekziston vetëm në sistemin kompjuterik të shtetit.

Listen e plote e gjeni te pulbikuar ne numrin e sotem te se perditshmes Shqiptarja.om (print), data 8 prill, 2014

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)