LEZHE - Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë, kanë arrestuar ditën e sotme katër administrator shoqërish dhe një inspector tatimor, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër person për veprën penale të “mospagimit të taksave” dhe “fshehje të të ardhurave”
Në prangat e policisë kanë rënë:
1. Dalip Kadriu, 57 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, administrator i shoqërisë “Kavaja CO” sh.p.k. për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formulareve” “Mashtrimit” dhe “Pastrimi i produkteve te vepres penale”.
2. Mark Dedaj, 60 vjeç banues në Laç, Kurbin, administrator i shoqërisë “Kurbini” shpk.
për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Mashtrimit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
3. Ramazan Balliu, 41 vjeç banues Nuaj Krujë, administrator i shoqërisë “R & B 2011” sh.p.k. për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formulareve” “Mashtrimit”.
4. Xhelil Toshi, 52 vjeç banues në Krujë, administrator i shoqërisë “Erad&Xht” sh.p.k. për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formulareve” “Mashtrimit”.
5. Agron Gjokaj, 42 vjeç banues në Kakariq Lezhë, me detyrë inspektori i vlerësimit pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Lezhë (inspektori i dosjes së shoqërisë ‘’Kurbini’’ Shpk), për veprën penale të ‘’shpërdorimit të detyrës’’.
Sipas komunikatës së policisë, arrestimi i tyre është bërë në bazë të ekzekutimit të masave të sigurimit “Arrest me Burg”, lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ndaj tyre.
Ndërkohë është shpallur në kërkim është shpallur në kërkim, për veprën penale të ‘’shpërdorimit të detyrës’’ shtetasi N. D, 47 vjeç, lindur në Skuraj, Krujë dhe banues në Lezhë, , pasi ndaj tij me vendimin e datës 10 Mars 2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin është vendosur masa e sigurimit “Arrest me burg” në mungesë. 47 vjeçari në kërkim bëhet e ditur se ka qënë në detyrën inspektori i kontrollit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Lezhë.
Policia: Kallëzimi që në 2013, administratorët kryenin evazion fiskal
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka regjistruar procedimin penal, në vitin 2013 për këta persona për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.
Pas një hetimi të gjerë, në funksion të këtij procedimi kanë rezultuar të dhëna e fakte të mjaftueshme dhe të bazuara në prova se Mark Dedaj, në cilësinë e administratorit të subjektit “Kurbini” shp.k, Dalip Kadriu në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Kavaja CO” sh.p.k, Ramazan Balliu në cilësinë e administratorit të shoqërisë“R & B 2011” sh.p.k dhe Xhelil Toshi në cilësinë e administratorit të shoqërisë“Erad&Xht” sh.p.k, në bashkëpunim dyshohet se kanë kryer veprat penale të “Mospagimit të taksave dhe tatimeve”, “Falsifikimi i vulave, i stampave, ose i formularëve”, Mashtrimit” dhe “Pastrimi i produkteve të vepres penale ose veprimtarisë kriminale”.
Të sipërcituarit në cilësinë e administratorëve të shoqërive përkatëse, si subjekt tatimpagues, dyshohet se kanë kryer veprimtari fiktive të shitjes së mallit skrap, në sasi dhe vlera monetare shumë të larta duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik të konsiderueshëm.
Gjithashtu nga hetimi ka rezultuar se Dalip Kadriu duke përdorur persona të panjohur në shoqëri, persona me gjendje të rëndë ekonomike, si dhe persona që nuk kanë dijeni për legjislacionin tatimor dhe pasojat që vijnë prej tij ka krijuar shoqëri tregtare fiktive, me qëllim vjedhjen e TVSH-së shtetit, në shuma të konsiderueshme.
Po ashtu theksohet se nga Gjykata e Kurbinit, është vendosur gjithashtu “sekuestro preventive e dokumenteve, letrave me vlerë, shumave të deklaruara në llogari rrjedhëse, pasi ato kanë lidhje me veprimtarinë e paligjshme të personave nën hetim “.
Nisur nga faktet e grumbulluara nga kryerja e veprimeve hetimore nga strukturat e policisë, Prokuroria Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, më 10 Mars 2015, i ka kërkuar Gjykatës vendosjen e masës së sigurisë “Arrest me burg” për këta persona
Gjithashtu vijojnë hetimet dhe për subjekte apo persona të tjerë të përfshirë në këto skema të mashtrimi dhe të pastrimit parave.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com