Shmanget tragjedia në Tiranë/ Shoferi i urbanit “tapë” në timon, rrezikoi jetën e 80 pasagjerëve

Edhe pse në orar pune dhe me 80 pasagjerë, shoferi i një urbani në Tiranë është kapur nga policia rrugore në gjendje të dehur.

Duke qenë në gjendje të dehur, ai ka kaluar semaforin me të kuqe në një nga kryqëzimet më kryesore në Tiranë, e kjo për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi.

Por, policia rrugore ka vepruar në kohë, duke e ndaluar shoferin e autobusit.

“Një autobus që kishte më shumë se 80 pasagjerë, vazhdoi lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë, në një nga kryqëzimet kryesore të kryeqytetit si dhe rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.69 mg/l, rrezik potencial që për nga kapaciteti mbartës i autobusit, mund të shkaktonte tragjedi në rrugë, nëse përfshihej në ngjarje rrugore.”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, policia njoftoi se përgjatë 48 orëve të fundit, rrugorët e kryeqytetit kanë arrestuar 23 drejtues mjetesh si dhe ka vënë mbi 2 mijë gjoba.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taksixhiu: 02/11/2019 15:47

    Kapini keta qe hiqen cuba futini nga nje dajak hiqini patentat qe tju vijne trute ne vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit