FIER - Policia e Fierit ka parandaluar një vrasje me armë duke arrestuar shtetasin Arshin (Martin) Vrapi banues në Strumë të Fierit. Sipas policisë Arshin Vrapi pas një konflikit me një shtetas me inicalet M.T ka tentuar ta vrasë me armë zjarri.
Pas shmangies së konfliktit me armë, policia ka bërë edhe një kontroll të banesës së tij, ku u gjendën një armë zjarri e modifikuar, dy palë dylbi, dy thika, një gjerdan me shtatë fishekë gjyetie.
Mësohet se shtetasi i arrestuar është djali i Bajram Vrapi, autori i vrasjes së katërfishtë në Strumë të ndodhur një vit më parë ku u shua një familje dhe në fund Barjam Vrapi vrau edhe veten.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Tronditet Fieri, vret 4 familjarë dhe veten në fejesën e mbesës