Shmangia e emigrantëve, Suedia
shton kontrollet në kufi të vendit

Shmangia e emigrantëve, Suedia<br />shton kontrollet në kufi të vendit
Suedia rrit kontrollet për të shmangur fluksin e emigrantëve që futen në këtë shtet. Autoritetet kërkojnë kartat e identitetit për udhëtarët nga Danimarka, refuzohet hyrja pa dokumentet e nevojshme. Suedia ka rritur kontrollet, ndërsa kriza e emigrantëve vazhdon në të gjitha vendet e Evropës pavarësisht motit të ftohtë. Autoritetet suedeze kërkojnë kartat e indetitetit për të gjithë udhëtarët nga Danimarka, një përpjekje për të zvogëluar numrin e emigrantëve që futen në këtë vend.


Të gjithë udhëtarët që duan të kalojnë urën Öresund me tren ose autobus, apo përdorni shërbimet trageteve, do t'u refuzohet hyrja pa dokumentet e nevojshme. Suedia ka marrë më shumë se 150.000 kërkesa për azil në vitin 2015.
 
Mijëra njerëz kalojnë urën Öresund, ndërsa ajo lidh qytetet suedeze Malmo dhe Lund me kryeqytetin danez, Kopenhagën. Qeveria suedeze njoftoi kohë më parë se kompanitë e transportit do të gjobiten me 50.000 Krona suedeze nëse udhëtarët në Suedi nuk kanë një një kartë indetiteti të vlefshme.
 
Një milion emigrantë mbërritën në Evropë nga toka dhe nga deti për vitin 2015 sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim. Së bashku me Gjermaninë, Suedia është një nga destinacionet kryesore për emigrantët.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje