TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe homologu i tij i Emirateve të Bashkuara Arabe Abdullah Bin Zayed Al Nahyan nënshkruan marrëveshjen e “Shmangies së taksimit të dyfishtë”. Në konferencën për shtyp, Ministri Bushati tha se kjo marrëveshje është shprehje e konsolidimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke theksuar se tërheqja e investimeve të huaja është një sfidë për këtë qeveri.
“Krahas takimit miqësor u arrit nënshkrimi i marrëveshjes së "Shmangies së taksimit të dyfishtë", dhe 2 memorandumeve të tjera. Besojmë se kemi vendosur një urë për sa i përket bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Gjithashtu, me ministrin e punëve të jashtme patëm mundësi të shkëmbejmë pikëpamje për Ballkanin Perëndimor, Sirinë, Lindjen e Mesme,dhe Gjirin. Në këtë kontekst gjetëm gjuhën e përbashkët në funksion të përçimit të vlerave që synojnë stabilitetin ekonomik mes dy vendeve. Tërheqja e investimeve të huaja është një sfidë për këtë qeveri. Jemi të gatshëm për ta çuar më tej bashkëpunimin tonë me Emiratet e Bashkuara Arabe.” tha ministri Bushati.
Ndërsa nga ana e tij Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe Abdullah Bin Zayed Al Nahyan tha se nënshkrimi i marrëveshjes është shprehje e qartë e vullnetit të vendit të tij për të shtuar numrin e investimeve në Shqipëri.
“Jam i bindur se kjo vizitë do shërbejë në konsolidimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve që janë themeluar që në vitin 1992. Ky takim është i katërti në këto 6 muaj dhe ky është një rast i favorshëm për praninë tonë për investime në Shqipëri.
Në këtë marrëveshje përfshihet edhe mbrojtja e investimeve. Gjë e cila do ndikojë në studimin e potencialeve për investim. Dëshiroj të di zhvillimet e fundit në rajon.” Tha në fjalën e tij ministri i jashtëm Al Nahyan.
Të pyetur në lidhje me arrestimin e dy imamëve që rekrutonin shqiptarë për të luftuar në Siri ministri Bushati tha se kjo është një provë e luftës së vazhdueshme të qeverisë shqiptare kundër fenomenit të terrorizmit, ndërsa shtoi se kjo tregon edhe progresin që vendi ynë ka bërë. “Qeveritë shqiptare, kanë dëshmuar gjithnjë një vullnet të qartë për ta luftuar fenomenin e terrorizmit. Aleanca jonë me partnerët strategjike na obligon për ta luftuar pa mëshirë këtë fenomen.” tha ministri Bushati.
Ndër të tjera Bushati shtoi se ky fenomen nuk mund të parandalohet vetëm me norma ligjorë duke shtuar se kjo ishte një provë edhe për policinë e shtetit. “Fakti që kjo celulë është zbuluar tregon shkallën e lartë të policisë së shtetit. Dhe shoh si provë të suksesit të forcës tonë goditëse ndaj kësaj veprimtarie e cila nuk mund të parandalohet vetëm më norma ligjorë, duke ju dhënë provë tjetër shoqërisë shqiptare dhe ndërkombëtarëve për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian” u shpreh ministri Bushati.
Ndërsa në lidhje me këtë çështje ministri Al Nahyan tha se kjo është një çështje e brendshme e qeverisë shqiptare.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com