PRISHTINË, 5 Dhjetor /ATSH/- Zyra e Bashkimit Evropian/Përfaqësuesi Special i BE-së dhe krerët e misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë i përkrahin plotësisht përpjekjet e Rektorit të Universitetit të Prishtinës për të mbrojtur cilësinë e arsimit të lartë dhe të drejtat e barabarta të të gjithë studentëve.
Deklarata e përbashkët e dërguar thekson se, "shmangia nga kriteret për pranim në Universitet do të dëmtonte si Universitetin ashtu edhe të drejtat e studentëve të tij për të marrë një arsimim cilësor të cilin e meritojnë".
"Në përputhje me parimet e Bolonjës dhe të fushës së Arsimit të Lartë Evropian, autonomia dhe pavarësia e të gjitha universiteteve dhe institucioneve të tjera të arsimit të lartë duhet të respektohet", përfundon deklarata e përbashkët e Zyrës së BE-së / PSBE dhe shefave të misioneve të shteteve anëtare të BE-së që janë të pranishme në Kosovë./b.j//m.m/









