Mes të dorëhequrve të cilët nuk kanë pranuar ti nënshtrohen “Vettingut” janë gjyqtarja e lartë Mirela Fana e zgjedhur pak ditë më parë dhe anëtare e këshillit të emërimeve, Vladimir Kristo gjyqtar kushtetues po ashtu i zgjedhur në KED, gjyqtari Ilir Celiku.
Nga 800 gjyqtarë e prokurorë të paktën deri më tani 794 prej tyre kanë depozituar formularin dhe do të jenë në pritje të procesit të rivlerësimit sipas “Vettingut”.
Ligji parashikon se kush nuk deklaron pasurinë përjashtohet.
Dy gjyqtarë të tjerë të dorëhequr janë gjyqtari i Elbasanit, Ilir Pashai dhe gjyqtarja e Kukësit Drita Velaj.
Në total numri i të dorëhequrve arrin në 6 pasi tre ditë më parë dorëheqien e dha dhe prokurori i Kavajës, Sulejman Tola.
Në më pak se një javë nga zgjedhja me short si kryetare e Këshillit të Emërimit në Drejtësi, (KED), Mirela Fana, anëtare e Gjykatës së Lartë, paraqet dorëheqjen.
Dorëheqja e Fana konsiderohet e papritur pasi ajo mori pjesë para pak ditësh dhe në shortin me gogla për përzgjedhjen KED, mes 13 kandidatëve nga Gjykata e Lartë.
Personalisht Fana është shprehur se preferon të vijojë jetën akademike në vend të asaj të gjyqtares. Në vend të saj tek KED, u zgjodh një tjetër gjyqtar. Artan Zeneli, është emri që do të mbajë kreun e KED.
Kurse gjyqtari Ilir Celiku është një tjetër emër i njohur në Shqipëri, pasi pak kohë më parë pas plotësimit të formularit të vetëdeklarimit bëri bujë për shkak të të dhënave, pasi deklaroi nënë dhe baba tjetër. Çeliku rezultoi se ka ndryshuar gjithcka: Emër, mbiemër, vitlindje, atësi, mëmësi dhe vendlindje.
Kërkesa për dorëheqje është paraqitur nga 3 gjyqtarët Fana, Celiku, Velaj e Pashaj dhe në ILDKPI.
Me këto tre dorëheqje të gjyqtarëve, numri i funksionarëve të drejtësisë që kanë paraqitur dorëheqjen shkon në 5, përfshirë dhe prokurorin e dorëhequr nga Kavaja. Ky i fundit vendosi të dorëhiqej pasi ishte në prag të daljes në pension.
Formularet, nga 800 gjyqtare e prokurore, i dorezojne vetem 794
Gjithsej numërohen 800 zyrtarë dhe prokurorë që duhet të bëjnë dorëzimet.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka mbyllur procesin e dorëzimeve të formularëve për gjyqtarët, të cilëve do t'u rivlerësohet pasuria.
Janë 794 gjyqtarë të cilët deri në orën 16:00 të kësaj të marte, kanë dorëzuar formularët pranë KLD-së.
Mes gjyqtarëve bie në sy Rasim Doda i dënuar me 4 vite burg për korrupsion, dënim të cilin e ka apeluar si dhe ish-kreu i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi i pezulluar për abuzim me detyrën.
Boçi u kallëzua nga një qytetare për favore seksuale.
Ndër ata që kanë dorëzuar formularët është kryeprokurori Adriatik Llalla si dhe kreu i Gjykatës së Lartë Xhezahir Zaganjori.
Formularët do përcillen në drejtim të ILDKPI-së ku edhe do të bëhet verifikimi i pasurisë për gjyqtarët dhe prokurorët, në kuadër të procesit të Vettingut.
ReportTv është ndalur dhe pranë zyrës së administrimit të formularëve në KLD ku zëdhënësi i këtij institucioni sqaron se dorëheqiet e gjyqtarëve paraqiten në ILDKP dhe Presidencë.
Procesit të rivlersimit të aftësive profesionale, morale dhe pasurisë vec gjyqtarëve dhe prokurorëve do ti nështrohen dhe ndihmësit ligjorë, proces kontrolli i të cilit ata i nënshtrohen për herë të parë.
Mirela Fana
Pak ditë me parë, Shqiptarja.com, publikoi pasuritë anetarëve të KED, mes tyre dhe Mirela Fana, kryetare e sapozgjedhur e këtij Këshilli.
Anëtarja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, zonja Mirela Fana, bashkëshortja e avokatit të Sali Berishës, Neshat Fana, ka deklaruar dy apartamente, me sipërfaqe 143 m2 dhe 127 m2, ku vetëm njëri ka kushtuar 170 mijë euro. Zonja Fana, ka deklaruar pranë ILDKP se bashkëshorti i saj, Neshat Fana, i cili u shkarkuar nga kreu i Shkollës së Magjistraturës, ka blerë një livadh në Himarë, me sipërfaqe 2000 m 2, për vetëm 600 mijë lekë.
Gjyqtarja Mirela Fana
Pasuria e Mirela Fana
Mirela Fana, anëtare e KED
Apartament me sipërfaqe 143 m2 në Tiranë.
Apartament me sipërfaqe 127 m2 blerë 170 000 euro.
Bashkëshorti Neshat Fana ka blerë një livadh në Himarë me 2000m2 me çmim 600 000 lekë.
Bashkëshorti z. Neshat Fana detyrime ndaj Tirana Leasing për blerje makinash.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, mbyllur për shkak të shitjes së kredisë në këmbim të vilës në ndërtim, detyrimi financiar i shlyer 335 500 euro, pjesë e regjimit martesor.
Të ardhura nga depozitave bankare 78 568 lekë.
Të ardhura nga qiraja 941 800 lekë.
Të ardhura nga pagesa e qirasë studio ligjore 297 500 lekë.
Të ardhura nga paga 1 576 316 lekë.
Të ardhura mësimdhënie në universitetin Luarasi 139 046 Lekë.
Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës 11 900 lekë.
Bashkëshorti z. Neshat Fana të ardhura nga puna zyra e avokatisë 7 893 500 lekë.
Bashkëshorti tërheqje nga një shoqëri tregtare 10 115 000 lekë.
Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga punësimi pranë Presidencës 807 560 lekë.
Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga puna si pedagoge, 40 000 lekë.
Djali Frenki Fana të ardhura nga puna në PHOENIX-PETROLIUM sha 501 380 lekë.
Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 1 731 euro.
Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 864 938 lekë.
Bashkëshorti gjendje në llogari bankare 938 831 lekë.
Bashkëshorti gjendje në llogari bankare si individ 831 euro.
Vajza gjendje në llogari bankare 30 134 lekë.
Vajza gjendje depozitë bankare 400 000 lekë.
Vajza llogari kursimi 21 513 lekë.
Djali gjendje llogari rrjedhëse 82 774 lekë.
Kush është gjyqtari Ilir Çeliku
(Gjyqtari Ilir Çeliku)
Një nga gjyqtarët e tërhequr duke mos pranuar të kalojnë në sitën e ligjit të Vettingut është edhe Ilir Çeliku.
Gjyqtari është një emër i njohur në Shqipëri, pasi pak kohë më parë pas plotësimit të formularit të vetëdeklarimit bëri bujë për shkak të të dhënave, pasi deklaroi nënë dhe baba tjetër.
Çeliku rezulton se ka ndryshuar gjithcka: Emër, mbiemër, vitlindje, atësi, mëmësi dhe vendlindje.
Çeliku ka gjeneralitetet Ilir Çeliku me datëlindje 03.01.1971, atësi Medi dhe mëmësi Adelina dhe vendlindje Grabjan, Lushnje.
Këto gjeneralitete gjyqtari i Dhomës Civile në gjykatën e Tiranës i përdor sot, ndërsa në të shkuarën - pa deklaruar nga cili vit deri në cilin vit i ka përdorur – ai figuron si një tjetër person, me emrin Elefterios, mbiemrin Çelikas.
Dhe ajo që është e veçantë nga të gjithë gjyqtarët e tjerë, është se Çeliku ka ndryshuar dhe babanë e nënën, duke vetëdeklaruar se babai i tij quhej Petro, e ëma Maria dhe ka lindur në vitin 1972, jo në Lushnje, por në qytetin e Korçës.
Nga viti 1991 deri në vitin 1992, gjyqtari Çeliku deklaron se ka jetuar jashtë vendit, në Greqi, fillimisht në Kastoria (Kostur) e më pas në Serres, si emigrant.
Në vitin 1992 ai është kthyer në atdhe e sot është ndër personat me peshë në sistemin e drejtësisë dhe i njohur si gjyqtari që më së shumti jep vendime për procese, që lidhen me falimentin e kompanive VIP, të cilat kanë operuar apo janë në fundin e operimit të tyre në tregun shqiptar.
Ilir Pashaj
Lidhur me gjyqtarin nga Elbasani, burime bënë të ditur për Shqiptarja.com se për Pashaj ka qenë një paralajmërim i KLD për shkarkim nga detyra.
Vladimir Kristo, pasuria
Një tjetër gjyqtar i rëndësishme që shmang Vettingun është dhe anëtari i kushtetuese Vladimri Kristo i cili pak ditë më parë u bë pjesë e KED-s.
Vladimir Kristo, anëtar i KED
Tërhequr nga Banka Popullore, 2.800,000 lekë.
Tërhequr nga banka, 740,000 lekë.
Depozitë në bankë, 750,000 lekë.
Të ardhura nga paga si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere, 339,848 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, 164,400 lekë.
Pasuria 2014
Gjendja e depozitës, bono thesari, në Bankën e Shtetit, nëpërmjet një banke të nivelit të dytë, 19 000 euro.
Gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit ë dytë, pakësuar me - 117 500 lekë.
Gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me - 2 658 000 lekë.
Gjendja e depozitës në Bankën e Shtetit, obligacione me afat 2-vjeçar, 2 658 000 lekë.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 689 800 lekë.
Bashkëshortja, gjendja e depozitës në Bankën e Shtetit në bono thesari, 689 800 lekë.
(d.b/Shqiptarja.com)