Nesër futet në fuqi ligji, falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat dhe ato të COVID-19

Nesër futet në fuqi ligji, falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat dhe ato të COVID-19

Foto ilustruese

Mijëra njerëz të penalizuar për ndërtimet pa leje në fshat, nuk do të paguajnë gjobë. Fshirja e detyrimeve prek edhe të penalizuarit në muajt e pandemisë.

Gjobat e vendosura përgjatë 10 viteve të fundit për njerëzit që kanë ndërtuar ose kanë bërë punime në banesa pa lejen përkatëse janë fshirë.

Në Fletoren Zyrtare është botuar ligji që shfuqizon penalitetet e paekzekutuara deri më tani, nga autoritetet për periudhën nga data 1 janar 2015 deri më 30 Nëntor 2024.

Ligji hyn në fuqi në 16 janar dhe përfitues janë individët që kanë ndërhyrë pa leje paraprake, në ndërtime për qëllime banimi, në objekte magazinimi, përpunimi, dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Po ashtu, nga amnistia përfitojnë edhe individët, të cilët nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për administrimin e situatës COVID-19 gjatë periudhës së pandemisë.

Në bazë të llogaritje së bërë, vlera totale kap një shifër prej 2.5 miliard leke.

Falja e gjobave erdhi si propozimi i 35 deputetëve socialistë, të cilët kërkuan që ligji të kalojë me procedurë të përshpejtuar dhe tashmë brenda janarit, Këshilli i Ministrave duhet të miratojë, me vendim, procedurat që do të ndiqen për shfuqizimin.

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me çekiç 81 vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar

Qëlloi me çekiç 81 vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar