SHBA – Tashmë duhet të filloni të shmangni edhe kabinat që përdoren për të bërë fotografi, pasi papritur përpara jush mund të shfaqen dy burra të maskuar dhe të gjakosur që kërkojnë t’iu vrasin.
 
Të gjithë personat që hynin në kabinë pët të bërë fotografi janë filmuar nga brenda kabinës, për të parë se si kanë reaguar nga frika kur përpara tyre janë shfaqur dy burra të maskuar, por që fatmirësisht ata nuk ishin në rrezik të vërtetë.
 
E gjithë loja është organizuar nga një televizion amerikan, qëllimi i të cilës ishte të fotografonte fytyrat e njerëzve kur ata pushtoheshin nga paniku dhe tmerri.
 
Pasi njerëzit bëheshin gati për të dalë në fotografi, dy personat me maskë rrethonin kabinën me një gardh teli duke bërtitur “A doni të vdisni”? Banorët të terrorizuar bërtasin nga frika, por pasi kuptojnë se është thjesht një shaka ata qetësohen përsëri.