ITALI - Uesli Shnajder është shumë larg qëndrimit te Interi. Holandezi dhe drejtuesit e ekipit të Interit me Brakën në krye kanë diskutuar për largimin, por pa arritur një zgjidhje.

Në tavolinë me drejtuesit zikaltër ishte rinovimi deri në vitin 2016 i kontratës aktuale që skadon në Qershor të 2015, me reduktimin e pagës nga 6 në 4 milionë Euro në sezon, por një gjë e tillë është hedhur poshtë kategorikisht nga Shanjder.

Në përfundim të takimit fantazisti u shpreh: "Nuk kam dëshirë të flas por këtu te Inter gjithmonë jam ndierë mire". Manchester Unied dhe Milan po presin zhvillimet për të marrë më pas në skuadrat e tyre holandezin.

(d.b/shqiptarja.com)