Trajneri i ekipit të Interit Stramacioni është rikthyer të flasë për Shnajderin, Conten dhe sigurisht ndeshjen e radhës përballë ekipit të Napolit që do të zhvillojë ditën e diel. Tekniku zikaltër ju ka dhënë fund hamendësimeve për fantazistin holandez duke mos e grumbulluar për sfidën me Napolin.
Mungesa- “Shnajder është stërvitur me ekipin rregullisht, por para ndeshjes ka pësuar një tërheqjen të lehtë muskulore duke mbetur jashtë grumbullimit për Napolin. Kam biseduar me të dhe gjithcka ka përfunduar me mirëkuptim midis dy palëve. E rëndësishme është që futbollitit është në gjendje të mirë shëndetësore” shprehet Stramacioni.
Napoli- “Maxarri ka një ekip shumë të fortë që të vendos në vështirësi në cdo moment nëse nuk jemi vigjilent për cdo top dhe lëvizje të kundërshtarit. Mbi të gjitha napoletanët kanë një sulmues klasi si Cavani, i cili është i jashtëzakonshëm në fushë. Ne do të japim maksimumin për të marrë pikët e plota” thorë Stramacioni
Kthimi i Contes- “Nuk besoj se do të sjellë ndonjë ndryshim rrënjësor te Juventusi, pasi ky ekip është në vendin e parë në renditje edhe pa Antonion në stol. Kështu që mendoj se nuk do të sjellë ndonjë risi” përfundon Stramacioni.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com