Fitoret e njëpasnjëshme të ekipit të Interit kanë lënë në hije mungesën e Uesli Shnajder, i cili duket se është sa afër aq edhe larg italianëve.

Trajneri Stramacioni duket se ka arritur të gjejë formacionin ideal që i ka sjellë ngjitjen e shpejtë në Serinë A dhe në Europa League.

Mungesa e Shnajder është justifikuar nga ekipi me një dëmtim të holandezit, por duket se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë.

Madje zikaltërit e kanë penalizuar edhe në përdorimin e Twitter-it, pasi ka shkelur disa nga rregullat e brendshme të klubit në publikimin e informaiconeve për gjendjen shëndetësore.

Pas një vendimi të tillë fantazisti duket se bllokuar duke ju mohuar cdo kontakt me median.

Lëvizjet e fundit e largojnë akoma më shumë Shnajderin nga Interi. Trajneri Stramacioni duket se nuk ja ndjen aspak mungesën.

(d.b/shqiptarja.com)