Përgjatë një jave vetëm në kryeqytet janë gjobitur përkatësisht 432 shoferë, ndërsa në të gjithë territorin e vendit tonë janë ndëshkuar 1994 drejtues mjetesh.

Shoferët vijojnë të thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor masivisht duke mos iu bindur edhe kontrollove të bëra nga policia. Madje në ndihmë të forcave policore janë vendosur edhe qytetarët nëpërmjet denoncimeve digjitale.

Gjobat e vendosura në Tiranë gjatë 1 jave:

• 31 drejtues të automjeteve të ndryshme, të cilat janë denoncuar për ushtrim aktiviteti të palicencuar në fushën e transportit publik ose jo në përputhje me kushtet dhe kufizimet e licencave;  

• 22 drejtues automjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor);

• 123 drejtues automjetesh për qarkullim në korsitë e shërbimit publik;

• 46 drejtues automjetesh për parakalime të gabuara;

• 19 drejtues automjetesh për veprime të rrezikshme dhe gara shpejtësie;

• 191 drejtues automjetesh për shkelje të tjera të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Policia apelon për të gjithë drejtuesit e mjetit që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor në mënyrë që të ruajnë veten dhe të tjerët.