Shoferët problematikë siguracion më të lartë për makinën nga janari 2025! Drejtuesja e AMF: 7 faktor risku, më të penalizuar ata që kanë mbi 2 aksidente e mjet me 3 mijë kubik

Drejtuesit problematikë të mjeteve, të cilët kanë historik negativ me aksidentet, do të paguajnë më shumë për sigurimin e makinës.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar rregulloren e re për llogaritjen e primit të sigurimit, ku çmimet që drejtuesit e mjeteve do të paguajnë për sigurimin e detyrueshëm do të diferencohen bazuar në 7 faktorë risku.

Rregullorja u prezantua në Komisionin e Ekonomisë nga drejtuesja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Mimoza Kaçi.

“Ka përfshirë 7 faktorë rreziku, për të cilat kemi të dhëna të disponueshme. Këto faktorë do të ndikojnë në primin e sigurimeve. 

1-Historiku i dëmeve, është punuar për databazën e dëmeve në autoritet, ky regjistër furnizohet nga shoqëritë e sigurimeve dhe mbahet nga autoriteti, po punohet që edhe shoqëritë të kenë akses në këtë informacion për dëmet e një drejtuesi.

2-Fuqia motorike, sa më i lartë kubikazhi i mjeteve aq më i lartë dëmi që shkakton, dhe aq më i lartë primi i sigurimit.

3- Mosha 18-21 vjeç është mosha më e penalizuar në policën e sigurimit të automjetit.

4-Eksperienca në drejtimin e mjetit.

5-Përdorimi i mjetit, nëse është subjekt apo kompani pasi kur është mjet biznesi përdoret nga disa drejtues

6-Qarku i regjistrimit të mjetit, që ka të bëjë me incidenteve të aksidenteve sipas qarqeve.

7- Vjetërsia e mjetit”, tha Kaçi.

Rregullorja e re do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2025, dhe sipas drejtueses së AMF-së, sigurimi i diferencuar do të ndikojë në ndërgjegjësimin e drejtuesve.

“Hyn në fuqi më 1 janar 2025, deri në fund të këtij viti ne do të bëjmë gati procesin. Kjo periudhë do të shërbejë edhe për ndërgjegjësimin e qytetarët, për të mirat që ata kanë me këtë sistem të rëndësishëm të sigurimit të mjeteve. Do të sjellë më shumë drejtim të kujdesshëm për drejtuesit e mjeteve. Çdo dëm i shkaktuar, do ti ndikojë në çmimin e policës në vijim. Përllogaritja e primit nga kompanitë e sigurimit do të jetë publike”, tha Kaçi.

Kategoria që pritet të paguaj prim sigurimi më të lartë për siguracionin e makinës do të jenë ata që kanë mjet me mbi 3000 kubik dhe ata që bëjnë më shumë se 2 aksidente në tre vitet e fundit.

“Për një dëm të ndodhur gjatë vitit të fundit, ai do të jetë i penaluzuar kur të presë policën e radhës, dhe mbas një viti ai nuk do të ketë më ndikim. Ka dhe një kategori për ata që shkaktojnë 2 ose më shumë dëme gjatë 3 viteve të fundit, faktori i riskut është më i lartë, pra primi i sigurimit. Po bëjmë një kalkulator ku çdo drejtues hyn dhe jep të gjitha detajet për veten dhe mjetit dhe llogarit primin. Me këtë rregullore e ndajmë me 7 klasa për kubikazhin e mjetit, ku mjetet me mbi 3000 kubik do të kenë faktorin e riskut me të lartë” , tha Kaçi. 

Edhe ata qytetarë që makinën e tyre ja japin një personi tjetër dhe ky i fundit shkakton aksident, primi që do paguhet do të jetë më i lartë si për drejtuesin që shkaktoi aksidentin ashtu edhe për pronarin e mjetit. 

“ Nëse një drejtues mjeti makinën e tij nuk e përdor vetëm vetë, por ja lë edhe një anëtari tjetër të familjes, një miku, një shoku dhe ky person shkakton një aksident, malusi i shkon jo vetëm drejtuesit që është në drejtim të mjetit por edhe vetë pronarit  të mjetit” , tha drejtuesja e AMF-së.

Formula e përllogaritjes së primit të sigurimit duke marrë në konsideratë edhe rreziqet e sipërcituara është bërë nga AMF, dhe në bazë të kësaj formule kompanitë e sigurimit do të vendosin vetë tarifat e primit të sigurimit, dhe ia vë në dispozicion AMF-së 30 ditë para se t’i aplikojë ato. Nëpërmjet këtij sistemi bonus-malus ku primi do të vendoset në bazë risku synohet që të rritet përgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 17/10/2024 08:14

    Hajde plan mire menduar hajde dmth ne te gjitha rastet klienti e hanka jo m jo sic aq sa po rrit primin kur boj 1-2 aksidente per 2 vjet aq edhe ma ul primin kur nuk bej pik.

    Përgjigju
  • Lezha: 17/10/2024 01:20

    Mos o Zot ma keq per gjuhen shqipe.......... "risku" e sa fjal tjera qe nuk kan lidhje me shqipen...

    Përgjigju
  • kuriozi: 16/10/2024 19:26

    vetem vleren e pageses nuk na e dhate , per ate qe eshte i rregullt do perfitoje diskaunt nga viti ne vit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin