Policia Rrugore vijon kontrollet për shmangien e aksidenteve. Pas disa të ndaluarve përgjatë javës së fundit, vijojnë kontrollet edhe përgjatë fundjavës. Kështu, mbrëmjen e djeshme janë ndaluar 2 shoferë të cilët kanë udhëtuar me shpejtësi të lartë në autostradën Tiranë-Durrës, të cilët kanë kapur shifrën e 194 km/h. Në një postim në Facebook, policia njofton se rasti i parë është ai i një 24-vjeçari që po ngiste një Audi.

Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore e Tiranes ne rrugen interurbane Tirane-Durres. 24 vjeçari me Audi me 194 km/h.