TIRANË - Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Tujanë të Tiranës. Një makinë ra rreth 30-40 metra në humnerë ku për pasojë humbi jetën drejtuesi 63-vjeçar Hysen Shahini.
Ai udhëtonte me makinën tip Benz me targa AA586 FE kur automjeti ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” duke përfunduar në humnerë.
Burime nga Policia thanë për Shqiptarja.com se Shahini punonte si taksist, por ishte i palicencuar. Po ashtu, dyshohet se drejtuesi i automjetit të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin kur ndodhi aksidenti. Të njëjtat burime sqaruan se Shahini kishte pasur probleme të vazhdueshme me policinë për shkak të shkeljeve të shumta të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet që shkaktuan aksidentin ku humbi jetën Hysen Shahini.

Foto nga vendi i ngjarjes
*Shkrimi u publikua fillimisht me 27 shtator ora 22:30 dhe u perditesua sot, 29 shtator
Redaksia Online
(Gre.M/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com