Drejtuesi i autobusit të Kosovës, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin e rëndë në Sllavonski Brod të dielën, është marrë në pyetje të hënën, në Zyrën e Prokurorit të Shtetit, në qarkun në Sllavonski Brod.
Atij i është caktuar një avokat, sipas detyrës zyrtare dhe ai është mbrojtur në heshtje, u ka thënë gazetarëve, zëvendës-Prokurori i Shtetit për qarkun në Sllavonski Brod, Franjo Kopuniç. .
“Nuk e morëm mbrojtjen e tij. Do të merret një vendim mbi hetimin. Pas kësaj do të propozohet paraburgimi, mbi të cilën do të vendoset nesër”, ka thënë ai.
Pasi është marrë në pyetje në Zyrën e Prokurorit, ai është kthyer në pataburgim.
Shoferi i autobusit do të dalë sërish para Prokurorisë, të martën në orën 09:00, ku do të vendoset për paraburgim.
Në anën tjetër Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Svecla, I cili aktualisht gjendet në Kroaci ka deklaruar se e gjithë ndihma e nevojshme ishte dhënë për të lënduarit në aksidentin fatal. Ai njoftoi se disa prej udhëtarëve do të nisen për në shtëpitë e tyre në Kosovë dhe disa do të ktheheshin në Gjermani.
“Tani po koordinojmë që të gjithë njerëzit të kthehen në Kosovë apo në Gjermani ata që duan. Po e koordinojmë krejt situatën që t`i dërgojmë edhe trupat e viktimave në Kosovë”, tha ai.
Se kur trupat e viktimave të aksidentit do të kthehen, Sveçla kujtoi se kjo varet nga procedurat zyrtare që duhet të kryhen në Kroaci.
Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik, kanë humbur jetën 10 persona dhe janë plagosur mbi 40 të tjerë.
Mbi 20 pacientë, të plagosur nga aksidenti, janë të gatshëm të lëshohen nga spitali më 26 korrik. Njëri nga pacientët është në gjendje kritike.
Lajmi kryesor:
Kosova sot në zi kombëtare! Dhimbje, lot dhe flamuj në gjysmështizë në nder të 10 viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
17.1%
-
Të vogla
66.4%
-
Nuk e di
16.4%
Vota total: 146
Lajme të tjera
-
Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë 52-vjeçarin kosovar, humb jetën në vend
28 Mars, 19:30
-
Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë
28 Mars, 15:19
-
Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin
28 Mars, 12:40
-
Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri
28 Mars, 12:29
-
Këshilli i Europës miratoi rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës, Serbia: Skandaloze dhe e turpshme
28 Mars, 10:24
-
Mali i Zi, kritika ndaj votimit të deputetes Vukiçeviç kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
28 Mars, 07:23
-
Vrasja e mbrëmshme në Prishtinë, policia identifikon autorët
27 Mars, 18:55
-
Kosova hap drejt Këshillit të Evropës, Ahmeti: Raporti i Bakojanis rekomandon anëtarësimin pa asnjë parakusht shtesë
27 Mars, 18:32
-
Basha për Report Tv: Serbia po ndjek axhendën e sponsorizuar nga Moska! Do destabilitet në rajon! T'i japim Kosovës 50 milionë euro për sigurinë
27 Mars, 17:30
-
Kosova propozohet për anëtare në Këshillin e Europës, Basha: Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve! Presidenti Begaj: Arritje e merituar
27 Mars, 16:41
-
25 vite nga djegia e shtëpisë muze të Lidhjes së Prizrenit, drejtori: Tribunali i Hagës nuk i hetoi krimet e serbëve
27 Mars, 16:28
-
Osmani: Asociacioni nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës
27 Mars, 11:45