Shoferi i Berishës bleu aksionet
e galerisë së kromit 355 euro

Shoferi i Berishës bleu aksionet<br />e galerisë së kromit 355 euro
TIRANE-Gazeta Shqiptarja.com investigon më tej përfshirjen e shoferit të Sali Berishës, Mehmet Shkreli në konçensionin e galerisë së kromit në Bulqizë.

Punonjës i Gardës së Republikës dhe dekoruar nga ky institucion, Shkreli është pronar i 49% të aksioneve të një miniere kromi në Bulqizë.

Edhe pse ka një kontratë noteriale, çuditërisht, kjo kontratë blerjesh aksionesh në vlerën 355 euro, nuk është e pasqyruar në QKR shkruan Shqiptarja.com në kryeartikullin e sotëm të saj. Shkrimin e plotë mund ta lexoni në versionin PDF të kësaj gazete Klikoni ketu

Në seancën e djeshme parlamentare ku po diskutoheshin ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit, deputeti socialist Sajmir Tahiri (duke argumentuar se përveç imunitetit në Kushtetutë duheshin bërë ndryshime për t’i siguruar pavarësi sa më të plotë sistemit të drejtësisë) denoncoi rastin e Mehmet Shkrelit i njohur dhe si Met Shkreli,i cili rezulton aksioner në një galeri kromi në Bulqizë. “keni parë kund në botë që një shofer i kryeministrit të jetë dhe pronar galerie kromi?!”- tha Tahiri duke shtuar se ky njeri është i mbrojtur nga imuniteti personal i Berishës dhe jo imuniteti zyrtar.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!