Duket se tualeti i shtëpisë nuk është vendi i vetëm për të larë dhëmbët.

Këtë konstatoi Robert Tulip nga Chesterfield,Derbyshire i cili pa në autostradë një përson që lante dhëmbët në makinën e tij.

Tulip ishte në makinë me bashkëshorten e tij kur vuri re shoferin në makinën anash tyre teksa përfundone rutinën e mëngjesit.

Ai deklaroi se personi kishte rreth 5 minuta që bëntë këtë gjë ndërsa drejtonte mjetin e tij me 50-60 km/h.

Ky incident e indinjoi atë të filmonte për të treguar se këto veprime “idiote” vënë në rrezik shumë jetë.

Nëpërmjet pamjeve që filmoi, ai shpreson të rrisë ndërgjegjësimin e të tjerëve që të mendohen 2 herë para së të bëjnë veprime të tilla të rrezikshme.

Redaksia Online
A.L/Shqiptarja.com