SHBA – Një shofer i dehur u shpëtua nga një helikopter pasi kishte “parkuar” makinën e tij rreth 40 metra poshtë shkëmbinjve në bregun e detit. Sipas autoriteteve, makina u përplas me njërin prej shkëmbinjve dhe përfundoi në fund të greminës.

Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit doli vetë nga makina dhe u shtri në breg të detit. Aksidenti u raportuar gati një orë pas aksidentit. Për t’i dhënë ndihmën e parë drejtuesit të mjetit, ambulancat do të duhej të zbrisnin në breg të detit, porn ë pamundësi për ta bërë këtë, një helikopter i erdhi në ndihmë shoferit.

Ai u lidh me një litar dhe u terhoq lart nga helikopteri. Autoritete nuk kanë deklaruar identitetin e drejtuesit të dehur. Ngjarja ka ndodhur në San Diego, Kaliforni.