Shoferi shqiptar i “Amazon” dënohet me 28 muaj burg, u kap teksa transportonte 16 kilogramë kanabis

Shoferi shqiptar i “Amazon” dënohet me 28 muaj burg, u kap teksa transportonte 16 kilogramë kanabis

Arian Mustafaj. 44 vjeç

Një 44-vjeçar shqiptar, i cili punonte si shofer në kompaninë e njohur, Amazon, që u arrestua nga policia britanike më 29 janar të këtij viti, pasi u kap në flagrancë teksa transportonte drogë është dënuar me burg nga togat e zeza.

Shoferi shqiptar i identifikuar si Arian Mustafaj, po transportonte 16 kilogramë kanabis me vlerë rreth 160 mijë paund, me një makinë tip “Ford Fiesta” në Fuller's Hill, Great Yarmouth.

Sipa mediave angleze, efektivët e policisë kishin ndaluar makinën pasi kjo e fundit kundërmonte era kanabis.

Kanabisi ishte i ndarë në 16 pako, ku secila peshonte 1 kilogram.

Në dëshminë e tij para hetuesve, Mustafaj është shprehur se i ishte premtuar se do të paguhej paguhej 1000 £ për transportimin e drogës.

44-vjeçari shqiptar u dënua me 28 muaj burg nga drejtësia britanike.

 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BBC: 09/03/2024 09:44

    Ja keni qr me kto shifra që shkruni.. po ça jan kto çmime më 16 kg 160 000 £.. Ça llogarit ai çmimin që e blen ai tipi ke cepi pallatit e?? Hajde se ja jap un ktyne për 80 000 ,gjys çmimi..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë