Shoferja e parë që theu tabunë
në vitet ’60 kur ishte nuse e re

Shoferja e parë që theu tabunë<br />në vitet ’60 kur ishte nuse e re
Ne fund te viteve 60 Dushë Doçi , nuse e re e martuar prej vetem 2-3 vjetesh, vendos te thyeje nje tabu duke nisur nje kurs per shofere. Perballja me opinionin nuk ishte hera e pare per te rene e cila edhe me pare kishte luftuar per te plotesuar qellimet e saj dhe kishte dale kunder zakoneve prapanike te asaj kohe nje prej te cileve ishte edhe martesa me nje burre te fese tjeter. Profesioni i shoferes ishte nje tjeter thyerje tabush per Dushen.

Per 30 vjet ajo punoi ne Tropoje e u cilesua si e para shofere e kesaj zone duke marre mbi vete edhe mllefin e te gjithe personave qe e shihnin me shume perbuzje per shkak te vendimit te saj per te pasur nje profesion qe deri atehere shihej si i meshkujve.

Deshira per tu bere shofere
Ishte viti 1969 dhe Dusha kishte dy vjet qe ishte martuar ne fshatin Fushe-Lumi te Margegajve. Asaj i kishte lindur edhe nje vajze. Dy-tre vjet me pare ajo ishte perballur me gjykimin e rrepte te familjes se saj pasi kishte zgjedhur te martohej me nje burre te nje feje tjeter veprim qe per ate kohe e jo rralle edhe ne ditet e sotme ne keto zona ishte tabu si per nusen ashtu edhe per dhendrin.
E si per te vijuar thyerjen e zakoneve Dushe Doci ben kerkese per te vazhduar kursin e shoferave ne Durres. Nuk ishte degjuar ndonjehere ne malesi qe femrat e sidomos nuset te beheshin shofere. Por ja ajo vendosi.
Nxitje sic rrefen Dusha ne ditet e sotme ishte bere nje shoqe e saj nga Puka e cila i kishte thene se do te vazhdonte kursin e shoferave. Ne ato vite nje grua tjeter nga Puka Raze Syla kishte mbaruar kursin dyvjecar te shoferave dhe punonte ne nje ndermarrje ne qytetin e Pukes.
Keshtu qe Dusha pas perballjeve te meparme per martesen do te niste nje tjeter lufte me opinionin perreth.

Megjithate ajo kembenguli te shkoje ne kursin e shoferave ne Durres ne shkollen mekanike sic quhej ne ate kohe te cilin e mbaroi me sukses. Pas mbarimit te kursit menjehere filloi pune per disa muaj zetoriste ne SMT. Kushdo qe e shihte tek ngiste zetorin neper rruget e qytetit e kryesisht grate mbanin kryet me dore...

30 vjet shofere ne ndermarrjen e grumbullimit
Ndersa vitet kane kaluar dhe Dusha eshte ne pension ajo i kujton me nostalgji vitet e punes ne timon.
Tek bisedojme me te si shoferen e pare ne Tropoje qe tashme eshte nje pensioniste  70 vjecare ajo rrefen me nostalgji kohen kur me Zisin e saj dilte duke punuar edhe diteve te diela neper rruget e bjeshkeve ne baxhot e grumbullimit.
Une kam punuar 30 vjet ne grumbullim me te njejten makine - thote Dusha per Shekullin. - Kur e kam dorezuar ne fillimin e viteve 90 kam qare si femijë.
Per gjithe ato vite pune asnje page teper nuk kam marre. Madje cdo vit kerkoja te me jepnin nje makine te re por asnjehere kerkesa ime nuk u mor ne konsiderate. Makinen e kam dorezuar ne gjendje pune pasi kisha punuar gjitha ato vite me te njejtin automjet.

Nostalgjia per zanatin
Dusha tashme ngrys vitet e pleqerise se bashku me bashkeshortin e saj ne fshatin Fushe-Lumi te komunes Margegaj. Ka 25 vjet qe s’ka drejtuar timon automjeti ,por shpeshhere te rinjte dhe te rejat e fshatit mesojne tek ajo te fshehtat e zanatit.
Po nuk e deshe zanatin nuk e ushtron dot - thote Dusha. - Une e kam dashte zanatin dhe ai ma ka shperblyer. Asnje gervishtje per 30 vjet nuk ia kam bere automjetit tim nje Gaz -51 se skishte te tjera ate kohe. Aksidentet e shumta ndodhin nga pakujdesia e drejtuesit te automjetit por ka te beje edhe te mesuarit e zanatit.

Degjoj borite dhe zhurmat e makinave e me kujtohen vitet e rinise se hershme kur me shikonin me medyshje e shume syresh edhe nuk flisnin pasi une kisha thyer tabute zakonet e egra te kanunit- perfundon biseden e saj shoferja e pare tropojane Dushe Doci.
tabu

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg