TIRANE- Oficerë të Policisë Ushtarake kanë marrë në pyetje shokët e pilotit Sokol Feka, i cili vdiq teksa po udhëtonte me helikopterin e mbushur me drogë nga Maroku deri në Spanjë. Askush nga miqtë e majorit të Forcave Ajrore Shqiptare nuk ka pasur dijeni se kolegu i tyre ishte i përfshirë në trafik droge.
Në pyetje është marrë dhe komandanti i rregjimentit të Farkës, i cili u ka treguar oficerëve të Policisë Ushtarake se nuk ka qënë në dijeni të implikimit të Sokol Fekës në trafikun e drogës. Komandanti ka shpjeguar ditën kur i ka firmosur lejën disa ditore, por jo për të dalë jashtë shtetit. Sipas komandantit ata nuk kanë pasur asnjë të dhënë nëse Sokol Feka do udhëtonte jashtë shtetit.

LAJMET MË TË VLERËSUARA