Gazetarja dhe poetesha Genta Kaloçi po habit gjithë rrjetin duke shprehur kënaqësi për vdekjen e djalit të vetëm të shkrimtares Flutura Açka në moshën 18 vjeçare. Komenti i saj po bën xhiron e rrjetit duke krijuar irritim tek të gjithë, por edhe mbështetje tek simpatizantë të regjimit komunist.

Znj. Kaloçi e shikon fatkeqësinë e koleges si diçka të merituar, për shkak të bindjeve antikomuniste që znj Açka ka shprehur herë pas here.  Sipas saj kjo nuk është fatkeqësi, por drejtësi.

Jo vetëm kaq, por ajo ndjehet mirë që gjithashtu të tjerë figura publike si ajo, të konsideruar si antikomunistë nuk kanë më fëmijë, duke përfshirë: Visar Zhitin, Spartak Ngjelën, Avenir Pekën, Maks Velon etj. Sipas saj, ky është një ndëshkim nga Zoti për padrejtësinë e qendrimeve të tyre. Fakti që kjo nuk ka ndodhur me shkrimtarët komunistë të Enver Hoxhës, tregon se ata kanë qenë në të drejtën.

“Përse pasardhësit e kollosit nuk i ka goditur fati me fatkeqësi natyrore”, – shprehet Kaloçi.

Komenti ka gjetur përkrahjen e shumë prej mbështetësve të ideologjisë komuniste, të cilët janë shprehur gjithashtu me gjuhë urrejtje ndaj znj. Açka dhe atyre që mbrojnë atë. Por nga ana tjetër kjo ka indinjuar një mori qytetarësh të cilët i shikojnë këto komente si kafshëri.

Ja sesi debaton një qytetare me znj. Kaloçi:

“Nje nene humbet te birin dhe ju qeshni? Po kush jeni ju, Zoti? Zoti ju dhente mend! Nuk njoh personalisht as zonjen ne fjale, as ju jo e jo, por kundrejt nje prindi qe humb femijen ne lule te rinise, ul koken dhe hesht. Postimi juaj po qarkullon me shpejtesine e eres ne FB si i nje njeriu te paskrupullt. Keni ndergjegje ju, apo shfryni helm e duf per ndonje inat personal? Vetem nese ju ka vrare femijen, mund ta justifikoj nje shkrim te tille. Eshte dhimbja me e madhe. Permbajuni etikave baze njerezore.Turp!”

Znj. Kaloçi duket se është mjaft aktive në shtypin e ditës, me komente e artikuj në gazetat e majta mbi politikën, zhvillimin dhe problemet e vendit. Ajo ftohet herë pas here edhe në studio televizive ku diskuton edhe si psikologe, përveç të tjerash.