Shoku i Martinit kërkoi 80 mijë euro për trajtim mjekësor, reagon Trauma: Gjendja shëndetësore e mirë! S’ka asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë mundësive të ofruara nga ne

Shoku i Martinit kërkoi 80 mijë euro për trajtim mjekësor, reagon Trauma: Gjendja shëndetësore e mirë! S’ka asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë mundësive të ofruara nga ne

Spitali i Traumës

1705519499_IMG04261.jpeg

Spitali i Traumës ka reaguar lidhur me aludimet se ka pasur mungesë shërbimi ndaj 14 vjeçarit të plagosur tek shkolla 'Fan Noli', shoku i Martin Canit, i cili mbeti i vrarë nga goditjet me thikë. Spitali i Traumës thotë se adoleshenti ka marrë mbështetje psikologjike nga psikologët përveç kujdesit mjekësor.

Fillimisht 14 vjeçari ka filluar trajtimin fizioterapik, ndërsa tani gjendja është e mirë. I ati i të plagosurit hapi një llogari në GoFound Me ku kërkonte 80 mijë euro për trajtimin e djalit të tij. Por Spitali thotë se gjithçka ka shkuar mirë për adoleshentin.

'Informacion për interesin publik, nisur nga aludimet për mungesën e shërbimit ndaj pacientit 14 vjeçar i plagosur pranë Shkollës "Fan Noli":

Në lidhje me rastin e pacientit 14- vjeçar i cili ka mbërritur në Spitalin Universitar të Traumës më 18 nëntor, dëshirojmë të bëjmë me dije se ekipi mjekësor i Pranim Urgjencës i ka dhënë pacientit shërbimin mjekësor të nevojshëm dhe pas stabilizimit të gjendjes fillestare ai është shtruar për të vazhduar trajtimin në pavionin e Kirurgjisë së Përgjithshme.

Përveç kujdesit mjekësor intensiv, pacienti ka marrë edhe mbështetje psikologjike nga psikologët. Gjatë qëndrimit në spital, ndaj 14- vjeçarit janë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore për trajtimin fizik dhe psikologjik, dhe gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm.

Në momentin që ka qenë i nevojshëm dhe i mundur, pacienti ka filluar trajtimin fizioterapik, i cili është në vijim dhe ka dhënë rezultate pozitive. Aktualisht, gjendja e pacientit paraqitet e mirë dhe deri tani nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë mundësive të ofruara nga Spitali Universitar i Traumës.

Mirënjohje për ekipin mjekësor dhe të gjithë specialistët që po ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së pacientit dhe sigurojmë publikun që Spitali Universitar i Traumës vazhdon të ofrojë kujdes mjekësor të specializuar dhe gjithëpërfshirës për të gjithë pacientët.'


Lajmi kryesor:

Vrasja e Martinit, shoku i plagosur në spital kërkon 80 mijë € për t'u shëruar: Prindërit e mi janë të varfër! Trauma: Është mirë, s’ka nevojë për shërbime


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Vendi i katërt në botë, Briken Calja 'shpërthen' pas garës: Trishtim, disa persona më hedhin poshtë djersën

Vendi i katërt në botë, Briken Calja 'shpërthen' pas garës: Trishtim, disa persona më hedhin poshtë djersën