Një ngjarje dramatike dhe shokuese njëkohësisht ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Qytetarët janë bërë dëshmitarë të një skene të rëndë dhune në familje ku babai godet pa mëshirë në mes të rrugës gruan dhe fëmijët e mitur.

Ilir Paja godet me grushte e shkelma ish-bashkëshorten, Marsela Çaushaj, e cila mundohet të shmanget bashkë më dy fëmijët në krahë.

Situata bëhet edhe më e rëndë kur fëmija më i madh duke qarë tërheqin nënën nga rrobat për t’i shpëtuar grushteve dhe shkelmave të babait.

Skena është filmuar nga dëshmitarë të zonës në qytetin e Vlorës dhe po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale.

Ndërkohë qytetarë të ndryshëm përpiqen të shmangin këtë rast dhune, por Paja nuk ka reshtur së dhunuari bashkëshorten dhe fëmijët e mitur.

Menjëherë pas publikimit të videos policia ka arrestuar 44 -vjeçarin, Ilir Paja banues në lagjen "11 Janari".

Arrestimi i tij u bë në dalje të qytetit të Vlorës në vendin e quajtur "Pus-mezini", duke tentuar t'u largohej shërbimeve të policisë.

Situata bëhet edhe më rëndë pasi u zbulua se e dhunuara kishte marrë urdhër mbrojtje nga Gjykata e Vlorës në qershor të vitit 2014, pasi dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti.

Por dhe pse me urdhër mbrojtjeje, shtetasja Marsela Çaushaj nuk ka mundur t'i shpëtojë dhunës dhe përndjekjes nga ana e ish-bashkëshortit.

Detajet/ Gruaja u dhunua nga burri pasi ajo donte të fillonte punë
Marsela Çaushaj, gruaja e cila u rrah nga bashkëshorti i saj ka deklaruar për mediat se nuk është hera e parë që ajo bie pre e kësaj dhune shtazarake. Pas ngjarjes ajo ka deklaruar se burri e dhunoi për shkak se ajo kishte kërkuar punë. Gjë për të cilën nuk ishte pajtuar bashkëshorti i saj, Ilir Paja. "Sot kisha në plan të filloja një punë, të mbaja një plak dhe djali i plakës do të më hapte një llogari që të më dërgonte lekët. Sot do filloja një punë, thjesht të mbaja një plak që të ushqeja fëmijët. Aty më ndoqi ish-bashkëshorti im dhe duke sharë, duke ofenduar më rrahu më qëlloi. Është hera e dytë që kam bërë kallëzim, kam marrë 3 urdhër mbrojtje që nga divorci e deri më sot", shprehet Marsela.

 URDHERI I MBROJTJES

Marsela Paja [Paditës] Kundër: Ilirjan Pajo [I Paditur] 
Numri i Çështjes 90109-01498-61-2014 Numri i Aktit 698
Data e Regjistrimit 2014-05-16 Regjistri Kërkesa Civile 
Tipi i Çështjes Çështje Civile të Veçanta 
Lloji i fillimit Gjykim Fillestar 
Kategoria Heqje Zotesie Per te Vepruar 
Statusi Mbyllur 
Objekti i Padisë Lëshimin e urdhrit te menjëhershëm te mbrojtjes 
Baza ligjore Ligji Nr. 9669 date 18.12.2006 ‘”Për masat ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare

 
Policia e Vlorës ka vënë në pranga burrin dhunues të identifikuar si Ilir Paja ndërkohë që Report TV mëson se ai po merret në pyetje ke po rrëfen shkakun e ngjarjes së rëndë që u shënua sot në qytetin bregdetar. 


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)